14.8 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Turqia dyshon se sulmi ishte vepër e IS-it, protestuesit fajësojnë qeverinë

Qeveria e Turqisë thotë se shpërthimi në qytetin Suruc, që gjendet pranë kufirit me Sirinë, ku u vranë të paktën 30 perosna më 20 korrik, ka gjasa të jetë kryer nga sulmues vetëvrasës që ka qenë i inspiruar nga grupi militant Shteti Islamik.

Ministria e Brendshme turke thotë se rreth 100 njerëz gjithashtu janë lënduar dhe janë dërguar në spital për shërim.

Shpërthimi ndodhi në një qendër kulturore në Suruc, ku disa aktivistë të rinj nga partia kurde ishin duke mbajtur një konferencë se si të ndihmojnë në rindërtimin e qytetit fqinj të Kobanit, transmeton Rel.

Ky bombardim nuk është sulmi i parë i Shtetit Islamik në Turqi por është më seriozi.

Në sheshin Taksim në Stamboll, policia më 20 korrik ka përdorur topa uji për të shpërndarë protestuesit kurdë, të cilët kanë fajësuar qeverinë e Turqisë për sulmin mbi grupin e aktivistëve kurdë.

Më Shumë

Ligjëratë informuese për tuberkulozin me nxënës në Rahovec

Në kuadër të Dita Botërore e Tuberkulozës, në Rahovec është mbajtur një ligjëratë informuese me nxënësit e klasave 10, 11 dhe 12 të IAAP...

Kastrati uron qytetarët për Fitër Bajram

Kryetari i Malishevë, Ekrem Kastrati, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe festës së Fitër Bajrami. Në...

Lajmet e Fundit