Shkolla “Zenun Çoçaj” në Gjonaj mban mbledhje komemorative për mësimdhënësin dhe veprimtarin e çështjes kombëtare Ismet Reka

Në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Zenun Çoçaj”, në objektin e ndarë në fshatin Gjonaj të Hasit, të mërkurën u mbajt mbledhje komemorative në nder të mësimdhënësit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, Ismet Reka.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin përfaqësues të institucioneve të ndryshme, kolegë, nxënës dhe familjarë të të ndjerit.

Drejtoresha e institucionit, Mimoza Totaj, në fjalën e saj tha se Reka ishte mësimdhënës shembullor, i disiplinuar dhe i përkushtuar në punë, duke mbetur deri në fund të jetës pjesë e pandashme e kësaj shkolle.

Ish-drejtorët e shkollës, Qazim Çoçaj dhe Latif Çoçaj, vlerësuan kontributin e tij në arsim gjatë periudhave më të vështira të vendit. Ndërsa në emër të kolektivit foli mësimdhënësja Shyrete Osmanollaj, e cila theksoi se kolegu i saj i ndjerë la shembull të punës së ndershme dhe sjelljes profesionale.

Një fjalë rasti mbajti edhe djali i të ndjerit, Besnik Reka, i cili ndau kujtime personale dhe falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe respektin e treguar ndaj figurës së babait të tij.

Në vazhdim, nxënës dhe kolegë të tjerë ndanë kujtime për të ndjerin.

Ismet Reka u nda nga jeta më 24 qershor 2026, në moshën 64-vjeçare. Ai punoi si mësimdhënës në shkollën “Zenun Çoçaj” për pothuajse katër dekada, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në fushën e arsimit dhe edukimin e shumë brezave.

Gjatë viteve ’90, Reka ishte pjesë e sistemit paralel të arsimit shqip, duke kontribuar në mbajtjen gjallë të procesit mësimor në rrethana të vështira dhe nën presionin e regjimit serb./TV Prizreni/

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Tragjike, vdes polici pasi goditet nga vetura në pikën kufitare të Morinës

Ka humbur jetën Rexhep Zenel Gashi, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si pasojë e një aksidenti trafiku. Lajmi...

Shkolla “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit, organizon nesër mbledhje komemorative në nderim të mësimdhënësit, Ismet Reka

Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit do të organizojë nesër një mbledhje komemorative në nderim të mësimdhënësit...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit