Drini i Bardhë ka vazhduar me ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri, duke zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me Caner Gzimin, Orland Duhlakun dhe Albion Muhadrin.
Për mesfushorin Caner Gzimi, klubi vlerëson se ai ka qenë një nga elementët kyç të ekipit. “Me energjinë, cilësinë teknike dhe angazhimin e tij në çdo ndeshje, Caneri ka qenë një vlerë e rëndësishme në repartin e mesfushës. Kontributi i tij në ndërtimin e aksioneve, ritmin e lojës dhe balancën e ekipit e bën një element të rëndësishëm të projektit të Drinit të Bardhë edhe për sezonin e ardhshëm”, thuhet në njoftim.

Pjesë e ekipit do të vazhdojë të jetë edhe mbrojtësi anësor Orland Duhlaku. “Me shpejtësinë, disiplinën taktike dhe angazhimin e vazhdueshëm në të dyja fazat e lojës, Orlandi ka qenë një hallkë e rëndësishme e repartit defensiv. Siguria në mbrojtje dhe kontributi i tij në ndërtimin e aksioneve nga krahët e bëjnë një vlerë të çmuar për skuadrën edhe në sezonin e ardhshëm”, thekson klubi.
Ndërkohë, edhe mesfushori Albion Muhadri do të vazhdojë të mbrojë ngjyrat e Drinit të Bardhë. “Me cilësitë e tij teknike, disiplinën në lojë dhe angazhimin e vazhdueshëm, Albioni ka dëshmuar se është një element i rëndësishëm në repartin e mesfushës. Përkushtimi dhe profesionalizmi i tij përfaqësojnë vlera të rëndësishme për ekipin, ndaj klubi beson se ai do të japë një kontribut të çmuar edhe në sezonin e ardhshëm”, thuhet në njoftimin e klubit.
Me këto tri rinovime, Drini i Bardhë vazhdon të ruajë bërthamën e skuadrës, duke synuar të ndërtojë një ekip sa më konkurrues për sezonin e ri./PrizrenPress.com/
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
