“Heshtja nuk është përgjigje institucionale”, reagon EC Ma Ndryshe ndaj Komunës së Prizrenit

EC Ma Ndryshe ka reaguar ndaj mungesës së përgjigjes institucionale nga Komuna e Prizrenit lidhur me ankesën e dorëzuar pas publikimit të rezultateve preliminare të thirrjes publike për mbështetje financiare të organizatave joqeveritare në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit për vitin 2026.

Sipas organizatës, pas publikimit të rezultateve ajo ka ushtruar të drejtën e ankesës, duke kërkuar rishqyrtimin e projekt-propozimit, si dhe qasje në arsyetimin e vendimit, vlerësimin e projektit dhe kriteret mbi të cilat është bazuar mosmbështetja e aplikimit.

EC Ma Ndryshe bën të ditur se ankesa është dorëzuar më 20 maj, ndërsa më 11 qershor është dërguar një rikujtim zyrtar, por deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigje.

“Ky reagim nuk ka për qëllim të kontestojë mbështetjen e organizatave të tjera përfituese dhe as të kërkojë trajtim të privilegjuar. Ai ka të bëjë me një parim themelor të administrimit publik: të drejtën e çdo aplikuesi për të marrë një përgjigje dhe një arsyetim të vendimeve që e prekin”, thuhet në reagimin e organizatës.

Sipas EC Ma Ndryshe, mosdhënia e një përgjigjeje ndaj një ankese zyrtare nuk kontribuon në forcimin e besimit të qytetarëve dhe organizatave në institucionet publike.

Për këtë arsye, organizata i ka bërë thirrje Komunës së Prizrenit, përkatësisht Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, që të trajtojë ankesën e paraqitur dhe të ofrojë një përgjigje zyrtare, të argumentuar dhe në përputhje me parimet e transparencës dhe llogaridhënies./PrizrenPress.com/

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Në Prizren arrestohet një i kërkuar dhe i dënuar me 1 vit burg për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur ta lokalizojë një të dyshuar për “vjedhje të rëndë” e që ishte i dënuar me 1...

“U godit 5 herë me thikë në shpinë”, konflikti për pronë dyshohet se çoi në vrasjen e imamit në Dragash

Imami i fshatit Zlipotok të Dragashit, Gazmen Tairovci dyshohet se është therur për vdekje për shkak të një prone, konkretisht për prerjen e barit...

Lajmet e Fundit