“U godit 5 herë me thikë në shpinë”, konflikti për pronë dyshohet se çoi në vrasjen e imamit në Dragash

Imami i fshatit Zlipotok të Dragashit, Gazmen Tairovci dyshohet se është therur për vdekje për shkak të një prone, konkretisht për prerjen e barit që i takonte të dyshuarit, Beshir Hamza.

viktima është goditur më shumë se pesë herë me thikë në shpinë. Ajo bëri të ditur se në vendin e ngjarjes ka qenë i pranishëm edhe mjeku kujdestar, i cili është nga i njëjti fshat, ndërsa nuk është dërguar ekip nga QKMF.

Kjo është konfirmuar edhe nga drejtori i kësaj qendre, i cili ka sqaruar se mjeku, si bashkëfshatar i viktimës, ka dalë në vendngjarje dhe ka konstatuar vdekjen.

“Sipas informacioneve të raportuara, konflikti dyshohet se ka ndodhur për shkak të pronës, konkretisht për prerjen e barit (kositjen), që i takonte dorasit Hamza, por që dyshohet se ishte prerë nga imami, pasi ishte paralajmëruar të mos e bënte më”.

Viktima humbi jetën si pasojë e goditjeve me thikë, ndërsa i dyshuari, i cili ishte në arrati, është arrestuar nga Policia e Kosovës pas një aksioni të gjerë kërkimi. Derisa, thika nuk është gjetur.

Për rastin janë deklaruar edhe nga Këshilli i Bashkësisë Islame, të cilët kanë theksuar se, sipas informacioneve që posedojnë, ngjarja nuk lidhet me veprimtarinë apo detyrën e viktimës si imam./Klan Kosova

Marketing

Banesa në shitje me KËSTE te “Tranziti i Ri” në Prizren!

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Kurtaj rinovon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me sulmuesin Albion Kurtaj, i cili ka nënshkruar kontratë të re trevjeçare me klubin prizrenas. Kurtaj vazhdon kështu rrugëtimin...

“Rock & Blues Music Festival” rikthehet me edicionin e katërt në Prizren

Prizreni do të jetë sërish qendra e adhuruesve të muzikës “Rock & Blues”. Kjo pasi që nga 3 deri më 5 korrik do të mbahet...

Lajmet e Fundit