Nicki Minaj shtatzënë?

Reperja amerikane Nicki Minaj ka hedhur dyshime se mund të jetë duke pritur fëmijën e saj të parë me të dashurin Meek Mills.

Gjatë një koncerti në Burgettstown, Penn, Mill iu bashkua asaj në skenë, e teksa ngjitej, 32– vjeçarja tha: “Bëni pak zhurmë për babain e fëmijës tim!”. Mill reagoi duke ngritur dorën lart në shenjë triumfi.

Siç raporton portali JustJared, pak orë më vonë, reperja u kujdes që ta ndante këtë moment të mbrëmjes me të gjithë ndjekësit e saj në Twitter, duke postuar një video të realizuar nga një fans.

Ende nuk është e qartë nëse krijuesja e hitit “Anaconda” ishte serioze, apo bëhej fjalë për një shaka.

Më Shumë

Dërgohet pa shenje jete një person në QKMF të Malishevës

Një person është dërguar pa shenja jete gjatë orëve të mbrëmjes në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja...

Policia në Prizren sekuestron dy armë zjarri

Brenda dy ditëve të fundit, Policia e Kosovës në Prizren ka sekuestruar dy armë zjarri në raste të ndara, duke parandaluar përdorimin e tyre...

Lajmet e Fundit