”Unerasable” sonte në Prizren

Në kinemanë “Lumbardhi” në Prizren do të bëhet shfaqja e ekspozitës, “Unerasable”.

“Unerasable” është ekspozitë, vepër grupore dhe kolaborative nga artistët vendor, rajonal, dhe ndërkombëtarë.

“Unerasable” është një dialog kreativ ndërmjet artistëve dhe grupeve artistike nga vendet e ish-Jugosllavisë dhe nga Evropa, si: Iniciativa për Art Bashkëkohor dhe Teori – Grupi punues Katër Fytyrat e Omarskës dhe shfaqja e punimeve individuale të Vladimir Miladinovic, Serbi; Crvena – Adela Jusic dhe Andreja Dugandzic, Bosnje dhe Hercegovinë; Varg e Vi – Jeton Muja dhe Artan Hajrullahu, Kosovë; Ars Acta – Igor Sekovski dhe Ana Frangovska, Maqedoni; dhe Maureen Bachaus, Holandë.

“Unerasable” do të shfaqet sonte në Prizren nga ora 18:30.

Kjo ekspozitë kulturore vie në kuadër të DokuFest 2015. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

VV bën homazhe për 27 martirët e Lagjes së Trimave në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka bërë homazhe përkujtimore në nder të 27 martirëve të Lagjes së Trimave, të vrarë gjatë luftës në Kosovë. Sipas njoftimit...

Totaj për qeverinë: 400 milionë euro pagesa sociale na 2022-ta, s’luftohet varfëria me varësi të qytetarit nga qeveria

Kryetar i Prizrenit, Shaqir Totaj ka kritikuat qeverinë e Kosovës për pagesat sociale që, sipas tij, veçse krijojnë varësi të qytetarëve te qeveria ndërsa...

Lajmet e Fundit