15.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Ramadan Muja ia paguan faturën e operacionit të syrit, Haziz Hodajt (Dokument)

Kryetari i Prizrenit Ramadan Muja, ka paguar faturën e operacionit të syrit, kuvendarit të LDK-së, Haziz Hodajt. Shuma e lejuar e pagesës, kap vlerën rreth 5 mijë euro.

“Miratohet kërkesa e deputetit të Kuvendit të Komunës së Prizrenit për lejimin e mjeteve financiare për mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të tij”, thuhet në vendimin e Mujës.

Kuvendi Komunal i Prizrenit në korrik të vitit të kaluar, ka marrë vendim për lejimin e mjeteve për mbulimin e shpenzimeve të shërimit nga sëmundjet e rënda të anëtarëve të Kuvendit Komunal. Me këtë vendim secilit anëtar me kushte të rënda ekonomike, për shërim, i lejohen mjetet financiere deri në 5 mijë euro.

Pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi, kuvendari i LDK-së Haziz Hodaj, ka bërë kërkesë për heqjen e shpenzimeve të operacionit të syrit. Kërkesa i është drejtuar kryetarit të Komunës Ramadan Muja. Në këtë kërkesë Hodaj, arsyetohet se me rekomandim të mjekëve është detyruar që t’i nënshtrohet operacionit të syrit jashtë vendit.

“Në pamundësi të kushteve financiare për të paguar shpenzimet e operacionit, si anëtar i zgjedhur i Kuvendit Komunal kërkoj nga Drejtoria e Financave, që të bëjë mbulimin e këtij shpenzimi”, thuhet në kërkesën e Hodajt.

“Vlera e shpenzimeve të operacionit dhe trajtimi pas, arrin shifrën rreth 4950 euro”.

“Kësaj kërkese ia bashkëngjis faturat e operacionit, kontrolleve dhe barërave të domosdoshme”.

kerkesa e hodajt

Kryesuesi i Kuvendit të Prizrenit, Kujtim Gashi konfirmon se kuvendarit Hodaj ju kanë paguar shpenzimet e operacionit të syrit.

“Po është e vërtet se kemi paguar shpenzimet e operacionit të syrit kuvendarit Hodaj, pasi që Kuvendi vitin e kaluar ka marrë vendim që të ndihmohen kuvendarët në rastet e sëmundjeve të rënda“, tha Gashi për “PrizrenPress”.

Ai tregon se kuvendari Haziz Hodaj, ka bërë edhe një kërkesë tjetër për t’ju paguar ndërhyrja e dytë e syrit.

“Ka bërë edhe një kërkesë tjetër, por me sa e di ende nuk ju kanë lëshuar mjetet”, tregon Gashi.

Ndërkaq, kuvendari i LDK-së në Prizren Haziz Hodaj,pavarësisht se në kërkesën drejtuar kryetarit Muja është arsyetuar se nuk ka kushte financiare për të mbuluar shpenzimin e operacionit të syrit, në Agjencinë Kundër Korrupsionit, ka deklaruar 380 mijë euro pasuri të paluajtshme, ndërsa të luajtshme 6 mijë euro. Hodaj, po ashtu ka deklaruar 300 mijë euro si posedim të aksioneve në shoqëri komerciale./PrizrenPress.com/

vendimi i mujes per hazizin

Më Shumë

Sonte, spektakël i basketbollit pritet në Therandë

Beteja mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës do të vazhdojë sonte mbrëma për kualifikim në finale të “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë. Therandasit po fitojnë 2:1...

62 aksidente trafiku brenda 24 orëve dhe 1852 tiketa të shqiptuara

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24-orëve kanë ndodhur 62 aksidente trafiku. 18 prej tyre janë më të lënduar, ndërsa 44 të tjerë me...

Lajmet e Fundit