DokuFest-i thyen rekord të vizitorëve

Edicioni i 14-të i Festivalit të Filmit Ndërkombëtar në Prizren, DokuFest, po vazhdon të shfaqë filma që kanë zgjuar interes të audiencës.

Nga 228 filmat të cilat do të shfaqen deri në fund, e të cilat vijnë nga 43 vende të botës, filmat shqip janë më të shikuarit në këtë festival.

DokuFest-i i sivjetmë, bazuar në konferencën e sotshme të organizatorëve të tij, ka thyer rekordet e të gjitha edicioneve, për nga numri i vizitorëve të huaj e vendorë dhe aplikuesve për filma.

Përveç filmave, karakteristikë e këtij festivali tashmë është bërë edhe jeta e natës, ku mysafirët po i dëfrejnë bende të ndryshme muzikore.

Më Shumë

Liria “shkatërron” Dinamon në Ferizaj, siguron playoff-in për Superligë

Liria ka mbyllur sezonin e rregullt me fitore spektakolare 5-1 ndaj Dinamo Ferizaj, duke siguruar një vend në playoff-in për Superligë, raporton PrizrenPress. Skuadra prizrenase e...

Arrestohet një person në Lubizhdë të Hasit, dyshohet se shtiu me armë gjatë një ahengu

Një person është arrestuar në fshatin Lubizhdë të Hasit në Prizren, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu. Sipas raportit të...

Lajmet e Fundit