16.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

EULEX-i të mbështesë e jo frikësojë sinjalizuesit e korrupsionit

Instituti Demokratik i Kosovës, degë e Transparency International për Kosovë, kërkon që EULEX-i të bëjë publike procedurat për raportimin e keqpërdorimeve dhe mbrojtjen e sinjalizuesve të këtij keqpërdorimi.

Duke parë me kujdes zhvillimet rreth Maria Bamieh, ish-prokurore dhe sinjalizuese për dyshime për keqmenaxhim në Misionin e BE-së për sundim të ligjit – EULEX, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) kërkon që rastet e korrupsionit apo të keqpërdorimit të pozitës brenda këtij institucioni apo institucioneve tjera ku EULEX-i operon të bëhen publike me qëllim të luftimit dhe parandalimit të tyre.

Në një komunikatë për media të Institutit Demokratik të Kosovës/Transparency International Kosova/ theksohet se në nëntor të vitit 2014, Maria Bamieh publikisht deklaroi që ajo dyshonte që disa kolegë të saj kanë vepruar kundërligjshëm dhe kërkesat e saj për hetime të brendshme ishin neglizhuar nga ky mision.

“Aktualisht, Bamieh ka hapur rast gjyqësor kundër EULEX-it për viktimizim dhe largim nga puna për shkak të aktiviteteve sinjalizuese në Tribunalin e Punës në Londër.

Sipas avokatëve të Bamieh, EULEX e ka kërcënuar atë se do ta ndjekë penalisht nëse ajo apo avokatët flasin me palë të tjera për rastin e saj gjyqësor dhe ka kërkuar privatësi të plotë gjatë të gjitha fazave të procedurës gjyqësore.

EULEX është mision që financohet nga taksapaguesit evropianë dhe është i thirrur të luftojë korrupsionin në Kosovë andaj ekziston interes i lartë publik që zhvillimet e këtij rasti të jenë publike dhe lehtë të qasshme për publikun dhe mediat.

Kërcënimi i Bamieh nga EULEX përbën frikësim të sinjalizuesve të tjerë që mund të jenë denoncues të korrupsionit apo keqmenaxhimeve.

EULEX-i duhet të jetë shembull se si duhet trajtuar një sinjalizues i korrupsionit për të përmirësuar situatën në vend se të dërgojë mesazhin që kushdo që flet për korrupsionin do të përballet me kërcënimin për t’u ndjekur penalisht.

Përpjekjet e EULEX-it për të sforcuar privatësinë mund të ndalojnë dëshmitarët që t’i paraqesin keqpërdorimet.

EULEX-i do duhej të fokusonte energjinë tek fuqizimi i institucioneve të sundimit të ligjit në Kosovë dhe tek ofrimi i shembujve të mirë të veprimit dhe jo në frikësimin e sinjalizuesve në Kosovë”, thuhet në komunikatën e KDI-së, të nënshkruar nga drejtori ekzekutiv Ismet Kryeziu.

Më Shumë

Kurti: Prizreni do të lidhet me Tetovën dhe Shkodrën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha sot se, Prizreni do të lidhet me Tetovën e Maqedonisë së Veriut dhe Shkodrën e Shqipërisë. “Rruga Prizren-Tetovë po...

Ligji i ri i trafikut: Për një muaj policia shqiptoi mbi 36 mijë gjoba

Policia ka bërë të ditur pwr dënimet që janë dhënë më së shpeshti për shkelësit e rregullave në trafik. 27 mijë e tre gjoba janë...

Lajmet e Fundit