Schwendiman mund të jetë në krye të Gjykatës Speciale

Prokurori kryesor i Task-Forcës Speciale të BE-së për hetime ndaj akuzave për krime lufte në Kosovë (SITF) David Schwendiman, nuk e ka përjashtuar mundësinë që ai mund të jetë në krye të Gjykatës Speciale.

Këto qëndrimi ai i ka shprehur në një intervistë dhënë për gazetën serbe “Danas”, duke treguar mënyrën se si ai do të mund të emërohet prokurori kryesor në këtë gjykatë.

“Në bazë të dispozitave të ligjit të cilat Kuvendi i Kosovës i miratoi – në paragrafin e gjashtë të nenit 35, i cili përcakton një prokuror special, ndërsa një autoritet i caktuar mund që Kryeprokurorin e grupit për hetime të posaçme, ta emërojë si prokuror special. Prokurori Special është titulli zyrtar i kryeprokurorit i cili është përgjegjës për dërgimin e akuzave”, ka theksuar ai.

Schwendiman ka deklaruar se sa i përket detajeve të zbatimit të këtij ligji janë duke punuar njerëz të tjerë duke shtuar se SITF po vazhdon punën sikurse deri më tani dhe ai do të vazhdojë ta bëjë punën e udhëheqësit.

Ditë më parë ai ka pohuar se me miratimin e legjislacionit për themelimin e Gjykatës Speciale për krime të luftës, Kosova do të jetë një hap më afër shqyrtimit, njëherë e përgjithmonë, të akuzave shumë serioze, që i përmban raporti i Këshillit të Evropës i janarit të vitit 2011.

Prokurori amerikan Schwendiman, pozitën e udhëheqësit të SITF-it e kishte marr vitin e kaluar.

Më Shumë

Ekzekutohen shtesat prej 500 eurosh për lehonat

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se sot janë ekzekutuar shtesat për lehonat. Sipas njoftimit zyrtar të ministrisë, mjetet financiare...

Hoti shkruan për Marrëveshjen Uashingtonit, e thumbon Osmanin: VV-ja dhe ata që i shkonin pas e vlerësuan të dëmshme

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shkruar për Marrëveshjen e Uashingtonit, duke thënë se ajo parashihte edhe pavarësinë energjetike të Kosovës. Duke folur për këtë...

Lajmet e Fundit