9.7 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Rikthehet Tarantino me filmin “The Hateful Eight”

Western, me ngjyra të muzgut dhe personazhe që nuk njihen me njëri – tjetrin, por që bashkë i lidh një vdekje misterioze. Këta janë përbëresit e trailerit të parë zyrtar të filmit më të ri të Quentin Tarantino. Premiera e “The Hateful Eight” do të jetë në disa kinema të përzgjedhura në Shtetet e Bashkuara për Festën e Krishtlindjes. Nga Janari i 2016 ai do të bëjë xhiron e botës.

“The Hateful Eight” bën bashke yje të Hollivudit, nën kolonën zanore të kuruar nga Ennio Moricone, me të cilin regjisori kontravers bashkëpunoi edhe në filmin “Django”.

I vendosur “gjashtë, tetë apo dymbedhjetë vite” pas Luftes Civile në Amerikë, personazhi kryesor është Ruth, interpretuar nga Kurt Russel. Ai është një gjahtar koka njerëzish, në ndjekje të të arratisurës Daisy Domerge, që luhet nga Jennifer Leigh.

Karvani me të cilën udhëton bllokohet në fushat me dëborë të Wyoming. Aty ndeshet me një ish – ushtarë i Unionit, rol i cili i është besuar Samuel Jackson dhe një dezertori, i bindur se është sherifi i ri i qytetit. Të mbërthyer nga një stuhi dëbore, personazhet strehoen në një mal, ku takohen me të tjerë persona. Njëri prej tetë personazheve nuk është ai që thotë.

“The Hateful Eight” rrezikonte të mos realizohej kurrë, pasi njeri prej bashkëpunëtorëve të Tarantinos publikoi pa leje në Janar të vitit 2014 skenarin e filmit. Regjisori deklaroi asokohe se do ta braktiste projektin, por pak më vonë krijoi një skenar të ri.

https://youtu.be/gnRbXn4-Yis

Më Shumë

Zgjidhet kryetari i Këshillit të Prindërve në nivel komunal në Suharekë

Në ambientet e Komunës së Suharekës është mbajtur takimi i Këshillit të Prindërve në nivel komunal, me qëllim të konstituimit të këtij këshilli dhe...

Mbërrijnë në Kosovë tri transferet e reja të Yllit

Golden Eagle Ylli mund edhe të llogarisë në vikend për tri ardhjet e reja të huaja. Siç ka mësuar AsistiOnline.com, tri transferet e fundit për...

Lajmet e Fundit