Fluks i lartë në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Radhë të gjata automjetesh për të hyrë nga Kosova në Shqipëri. Kjo fundjavë shënoi një tjetër fluks të lartë në doganën e Morinës.

Mbi 4 mijë autovetura dhe autobusë u përpunuan vetëm gjatë orëve të paradites, çka detyroi autoritetet të lehtësojnë procedurat për shtetasit kosovarë. Hapja edhe e korsive në sensin e kundërt ndihmoi që në pikën doganore të mos kishte vonesa.

Ashtu si vitet e kaluara, në akset rrugore që të çojnë drejt bregdetit ka patrulla të përbashkëta të policisë shqiptare dhe asaj kosovare, për të rritur sigurinë dhe lëhtësinë e lëvizjes së turistëve që pushojnë në plazhet shqiptare. /Tv Klan

Më Shumë

Dërgohet pa shenje jete një person në QKMF të Malishevës

Një person është dërguar pa shenja jete gjatë orëve të mbrëmjes në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja...

Vazhdojnë dëgjimet publike në fshatrat e Suharekës për buxhetin 2027-2029

Komuna e Suharekës ka vazhduar mbajtjen e dëgjimeve publike me banorë të fshatrave të ndryshme në kuadër të përgatitjes së Kornizës Afatmesme të Buxhetit...

Lajmet e Fundit