Nga Shani Berisha
15 Gushti 1998, një datë dhe një emër që s’do harrohen kurrë
E themi edhe një here, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ishte e do mbetet , si njëra prej organizatave (ushtrive) luftarake më të koordinuara dhe të shtrira në historinë e shqiptarëve të Kosovës.
Shtrirja dhe mobilizimi e kësaj ushtrie brenda një kohe të shkurtër do përqafonte të gjitha trevat e Kosovës. Prizreni edhe në vitet e luftës ishte qyteti dytë për nga madhësia. Nevoja dhe domosdoshmëria e bërjes së UÇK-së për këtë qytet ,ishte jo vetëm vizion por edhe synim strategjik i themeluesve të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës.
Ashtu siç kishte filluar ,shtrirë dhe rritur, kjo ushtri mbështetej në besueshmëri e vendosmëri të atyre që edhe në të kaluarën kishin dëshmuar përkushtim për çlirimin e atdheut.
E kujt do i besohej pos Remzi Ademaj- alias komandat Petriti, që të vihet në krye të celulave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për regjionin e Komunës së Prizrenit. E kaluara personale dhe familjare e Komandat Petritit ishte e mbushur për plotë me veprimtari trimërie e burrërie.
Mbështetur në këtë besim në Remziun, themeluesit e UÇK-së (në vonë Shtabi i Përgjithshëm) do vendosin që në krye të Shtabit Lokal të kësaj ushtrie për regjionin e Prizrenit me qendër të vendosjes në Vërri fshatin Jeshkovë të emërohet ky personalitet. Shtabi Lokal i Prizrenit i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i udhëhequr prej komandat Petritit brenda një kohe të shkurtër do krijonte të gjitha strukturat organizative dhe vepruese, gjithmonë falë vendosmërisë disiplinës dhe idealeve të mëdha çlirimtare të komandat Petritit. Lufta kudo andej në Kosovë po avanconte, Remziu për këtë ishte i vetëdijshëm, shpesh mblidhte anëtarët e Shtabit dhe i bisedonin shtruar këto çështje, kultura ,toleranca në respektimin e mendimit ndryshe ishin pasuri shpirtërore e këtij burri. Në tërë Kosovën tani më përveç krijimit të Shtabeve Lokale kishte ardhur koha edhe për krijimin e zonave Operative të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Shtabin që komandonte Remziu gravitonte në shtrirjen gjeografike të ZOP . Tani më Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte i kompletuar, Besimi nga përfaqësuesit e këtij shtabi në Remziun pasoi me vendosjen e dhënies së vendimit që ky burr të emërohet zëvendës komandat i ZOP, për këtë çështje me tre ushtarët e tij më besnik Remziu me 13 gusht 1998 do udhëtojë në territorin e SHP, UÇK ku edhe zyrtarisht do emërohet në detyrën e zëvendës komandantit të ZOP.
Ishte kohë lufte, ashpërsitë e sulmeve të regjimit serb kundër qendrave të UÇK-së ishin të pamëshirshme dhe shkatërruese, komandat Petriti me tre ushtarët e tij udhëtonte nga SHP,UÇK-së nëpër territore që i ngjasonin minave te kurdisura,kaluan shumë rrugë, por udhëkryqi te Shkolla e fshatit Nashec i 15 Gushtit 1998 në pritën që i vendosën ordhitë serbe komandat Petritit do shndërrohet në vend dhe datë të madhe historike që brez pas brezi nuk do harrohen kurrë. Më 15 Gusht 1998 te ky vend pas një beteje trimërie e burrëri ra heroikisht komandanti i madh i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Remzi Ademaj-alias Petriti, ra për mos vdekur kurrë, që kjo datë dhe ky emër të jetojë gjatë aq sa do jetojë edhe vet kombi shqiptar.
Lavdi e përjetshme Remzi Ademaj-alias Komandat Petriti.