Opozita mobilizohet kundër Asociacionit

Një javë para se kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Isa Mustafa dhe Aleksandër Vuçiq, të takohen në Bruksel për të arritur marrëveshje për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, partitë opozitare kanë nisur parapërgatitjet për ta kundërshtuar këtë Asociacion, duke bërë ftesë për mobilizim gjithëqytetar.

Drejtuesit e Lëvizjes “Vetëvendosje”, subjekt politik ky që i ka kundërshtuar në vazhdimësi bisedimet në këtë formë me Serbinë, thonë se për ta kundërshtuar Asociacionin nuk përjashtohen protestat, e as, siç thonë ata, mënyrat tjera të shprehjes së pakënaqësisë.

Kundër Asociacionit “Vetëvendosje” nuk është pozicionuar si e vetme. Atyre u janë bashkuar edhe dy subjektet tjera opozitare: Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe “Nisma për Kosovën”. /Zëri/

Më Shumë

Nuk ndalet Bashkimi, merret vesh me Divine Myles?

Bashkimi vazhdon me riorganizimin e skuadrës vetëm pak ditës pas mbylljes së kampionatit të sivjetm. Pas zyrtarizimit të vazhdimeve të kontratave me disa nga lojtarët...

Mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote në zgjedhjet e 7 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka marrë vendim për certifikimin e Listës Votuese për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të...

Lajmet e Fundit