Prokuroria në provë

Një sprovë e fuqishme e sistemit të drejtësisë në Kosovë do të jetë kalimi i të gjitha lëndëve të EULEX-it, përfshirë edhe krimet e luftës. Ky është një test nga Bashkësia Ndërkombëtare, për të parë se sa janë të gatshme autoritetet vendore të ballafaqohen edhe me lëndët e kësaj natyre që zanafillën e kanë te njerëzit e pushtetshëm të politikës dhe parapolitikës.

Mirëpo, njohësit e kësaj fushe thonë se EULEX-i këtë kalim e ka bërë për shkak të dështimeve të veta, kurse disa të tjerë mendojnë se nuk është dashur të bëhet ky kalim, duke pasur parasysh interferimet që bëhen në drejtësinë kosovare, shkruan Kosova Sot.

Avokati i njohur, Tomë Gashi, mendon se ky kalim i lëndëve nga EULEX-i te vendoret nuk është asnjë lloj testi, por nevojë e kohës.

“Dërgimi i lëndëve nga misioni i EULEX-it te prokurorët dhe gjykatat vendore nuk është as test dhe as provë për autoritetet gjyqësore vendore, por është një nevojë e kohës, që më në fund, pas 16 vjetësh të përfundimit të luftës në Kosovë, shqiptarët dhe të gjithë të tjerët që jetojnë në Kosovë të marrin në duart e veta punët shtetërore. Mendimi im është se dorëzimi i lëndëve nga ndërkombëtarët te vendoret është dashur të ndodhë shumë më herët, e jo që për 16 vjet raste të profilit të lartë, apo siç ju i quani raste të njerëzve të pushtetshëm, të pritet të gjykohen vetëm nga ndërkombëtarët”, thotë ai.

“Prokurorët dhe gjyqtarët vendorë nuk e kanë asnjë arsye që të mos merren edhe me raste të krimeve të luftës dhe me raste të profilit të lartë, për shkak se prokurorët e Prokurorisë Speciale dhe prokurorët për krime të rënda i kanë aplikuar vullnetarisht për ato vende të punës. Po ashtu, gjyqtarët e departamenteve për krime të rënda kanë aplikuar për ato vende të punës dhe paraprakisht janë pajtuar që të akuzojnë dhe gjykojnë me prova edhe rastet e veprave më të rënda penale”, thotë avokati Tomë Gashi për “Kosova Sot”.

Më Shumë

Hoti shkruan për Marrëveshjen Uashingtonit, e thumbon Osmanin: VV-ja dhe ata që i shkonin pas e vlerësuan të dëmshme

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shkruar për Marrëveshjen e Uashingtonit, duke thënë se ajo parashihte edhe pavarësinë energjetike të Kosovës. Duke folur për këtë...

Breshër dhe erëra të forta në Prizren, publikohen pamje nga Korisha

Reshjet e shiut në Prizren janë shoqëruar sot me breshër dhe erëra të forta. Në Korishë është raportuar breshër, sipas pamjeve të publikuara nga...

Lajmet e Fundit