Arrestohen tre persona në Gjonaj të Hasit, penguan policinë

Rreth orës 17:15 minuta, policia në Prizren ka pranuar dje një informacion, i cili bënte me dije se në restorant “Niki” në fshatin Gjonaj ka të shtëna me armë zjarri.

Dy patrulla policore dhe një grup hetuesish kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer hetime. Siç merret vesh nga raportet policore, policia në vendin e ngjarjes ka gjetur katër gëzhoja të kalibrit të panjohur.

Gjatë kryerjes së detyrës, policët janë penguar nga tre të dyshuar, të cilët kishin kërkuar që policia të largohet nga ambientet e restorantit dhe gjithashtu edhe veturat e policisë të largohen nga oborri.

Pas përfundimit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, tre të dyshuarit janë sjellë në stacion për t’u pyetur për rastin.

Më pas është informuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që këta tre dhe një tjetër, i cili me parë ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe ishte arrestuar nga policia e Gjakovës, të ndalën nën masën e arrestit policor për 48 orë. Ndërkaq hetuesit po punojnë për gjetjen e armës. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Totaj viziton Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren për Kurban Bajramit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me kandidatët për deputetë, drejtorë, asambleistë dhe bashkëpunëtorë të kabinetit, ka vizituar Këshillin e Bashkësisë...

Suhareka në zi, Muharremaj reagon pas vdekjes së Flamur Kuçit

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar për ndarjen nga jeta të Flamur Kuçit, i cili ka vdekur në moshën 37-vjeçare. Në një...

Lajmet e Fundit