Suspendohet drejtori komunal në Rahovec, akuzohet për trafikim dhe pedofili (Video)

Në faqen zyrtare të komunës së Rahovecit ende figuron emri i Sllavisha Kollashinacit.

Por, emri i tij më nuk qëndron edhe në derën e zyrës së tij, si drejtor për Komunitete dhe Kthim në Rahovec.

Zyra ka mbetur e mbyllur që prej një jave më parë pasi ai është arrestuar.

Akuzat me të cilat ngarkohet janë trafikimi me njerëz dhe keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare,njofton Klan Kosova.

Me te marrë raportin policor kryetari i Komunës, mori masa.

Kryetari Idriz Vehapi e suspendoi atë për 3 muaj. /KlanKosova/

Më Shumë

Liria sot në Ferizaj, i duhet vetëm fitorja për playoff-in

Liria zhvillon sot ndeshjen e fundit të sezonit në Raiffeisen Liga e Parë, ku në Ferizaj përballet me Dinamon në një duel vendimtar për...

Hamza nga Prizreni: Më 7 qershor, të zgjedhim ndryshimin përballë krizës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka marrë pjesë sonte në Prizren në prezantimin e kandidatëve për deputetë...

Lajmet e Fundit