27.1 C
Prizren
E diel, 8 Qershor, 2025

Kosova me 5.5 € miliard buxhet

Seremb Gjergji

Rritja e Buxhetit të Kosovës në €5.5 miliard euro, nënkupton edhe rritje të konsiderueshme të Prodhimit të Brendshëm Bruto apo GDP-së dhe zhvillim ekonomik të qëndrueshëm. Kjo është e mundur, duke aplikuar këtë Strategji dhe duke reformuar modelin e mbledhjes së taksave. Stabiliteti dhe pasurimi i familjeve me rreth €800-1000 euro në vjet është esenciale. Mesatarja e pagave te të gjithë shërbyesve civil do të arrijnë rreth €1000 euro. Mirëqenia do të lulëzoi, por edhe kriteret e BE-së në eliminimin e korrupsionit dhe informalitetit do të arrihen!

Nga janari 2016 pritet që të hyrat nga Doganat (si burim shumë i rëndësishëm i financimit të buxhetit të Kosovës) të zhduken. Kjo vjen si rezultat i Marrëveshjes së Asocim-Stabilizimit me Bashkimin Evropian. Çka nënkupton kjo?

Kosova nuk do ta ketë më buxhetin aktual! Por, do ta ketë buxhetin rreth €650 milion euro. Do te filloi largimi nga puna i 30% të shërbyesve civil (shëndetësi, arsim, edukim, Komuna, Qeveri, Agjenci, etj), në të gjitha institucionet shtetërore të Kosovës. Do të prekën të gjitha kompanitë publike që marrin asistencë nga shteti (përveç Telekomit të Kosovës), sepse Telekomi i fiton paratë e veta. Komunat do të varfërohen aq shumë, sa nuk do të jetë lezet as të jesh Kryetar Komune. Do të ketë rënie të Ekonomisë dhe kriza do të thellohet edhe më shumë.
Përderisa marrëveshja (MSA-së), nuk lejon rritje të taksave, vendi është në një udhëkryq të madh?! Por, gjithë kjo gjendje kalohet duke aplikuar këtë Strategji.

Modeli €5.5 miliardësh i thithjes së taksave

Kur fiton qytetari, fiton edhe shteti.
Ka dalje nga kjo krizë. Madje duke e rritur buxhetin rreth €5.5 miliard euro në vit. PO, ky proces e ndalë në maksimum informalitetin (vetëm nëse e lejon ATK apo Doganat), e forcon shtetin dhe e ruan xhepin e konsumatorit.
Administrata Tatimore e Kosovës duhet të ndërroj modelin e mbledhjes së taksave. Jo t’i rrisë taksat, por ta ndërroj modelin e mbledhjes së taksave. Sistemi Softverik është i instaluar. Inspektorët tatimorë duhet ta ndalin korrupsionin në të dyja drejtimet duke e bërë QYTETARIN roje të vendit. Roje të interesit nacional dhe familjar.
Qeveria e Kosovës, në përkrahje të Kuvendit të Kosovës duhet të filloi aplikimin e modelit sa më parë që është e mundur. Testi i parë të filloj nga 1 tetori.

Duke filluar nga muaji tetor – do të ishte një “test-drive” për gjithë hapat e mëtejmë. Duke filluar nga Janari i vitit të ardhshëm – testi 3 mujor ndihmon edhe buxhetin për vitin dhe vitet ne vazhdim. Aplikimi i këtij modeli, poashtu hapë perspektiva të reja në fushën e zhvillimit të brendshëm ekonomik, rritjen e prodhimit vendor dhe pagesës së të gjitha taksave që ka qytetari ndaj shtetit pa asnjë problem.

Strategjia dhe implementimi

Të gjitha taksat/TVSH e shpenzimeve/blerjeve vjetore familjare, kthehen përsëri tek xhepi i konsumatorit; çdo fundvit. Në këtë mënyrë, ndalet INFORMALITETI në tërë Kosovën. Qytetari e ruan shtetin. Njëherësh, të gjitha hyrje-daljet në shtet janë të regjistruara. Mbledhja e kuponëve/faturave dhe regjistrimi i tyre nga qytetari bëhen në tri lloj formularësh të cilët përcaktojnë tri (3) segmentet e poshtëshënuara.

Implementimi është në këto tri segmente:

1. Infrastrukturë Ndërtimore;
2. Teknikë e Bardhë;
3. Ushqimore, Veshmbathje dhe Përditshmëri.

1. Investimet në pronë dhe ndërtimore – çdo investim në blerje, ndërtim, rindërtim dhe renovim të shtëpisë apo lokalit (pronë ndërtimore), pas mbushjes së formularit përkatës dhe dorëzimit të pagesës/transferim bankar, kuponit fiskal – blerësit/konsumatorit i kthehet 100% e TVSH-s prej 16% sa tash aplikohet me ligj në Kosovë.
2. Blerjet në Teknikë të Bardhë (janë të përfshira gjithë pajisjet hidro-sanitare, kuzhina, frigorifer, agregat, televizor dhe pajisje të tjera elektronike – kthehen 75% të TVSH-s prej 16% sa aplikohet me ligj në Kosovë.
3. Ushqimore dhe Veshmbathje hyjnë të gjitha blerjet e përditshmërisë për nevoja familjare/personale – nga orenditë, kabinete, veshmbathje, ushqimore, turizëm, ngjarje kulturore, komunikim (telefoni, interneti), transport, shëndetësi, shkollimi, etj do të kthehet TVSH nga numri i anëtarëve të familjes. Për një person kthehen 50%, dy persona 55%, tre persona 60%, 4 persona 65% 5 persona e më shumë në familje u kthehet 70% të TVSH-s prej 16% sa aplikohet me ligj në Kosovë.

Si pasurohet buxheti komunal

Ky model, jo vetëm që e mbushë arkën e shtetit, por edhe arkën komunale.
Qytetari i Kosovës do t’i mbledhë të gjithë kuponët fiskal dhe varësisht nga shuma e këtyre kuponëve – kthehet TVSH-ja. PSH: nëse për një vit keni shpenzuar/harxhuar mbi €10.000 mijë euro dhe i keni kuponët fiskal, varet se në cilën fushë (1, 2 apo 3) keni harxhuar më shumë – do të keni të kthyer në fund të vitit nga €800 deri në €1300 euro. Nëse keni investuar mbi €100.000 qind mijë euro; Atëherë, do t’i keni në xhepin tuaj mbi €10.000 mijë euro para të kthyera.
Secili qytetarë do të blejë aty ku ka kupon fiskal – në mënyrë që të fitoi TVSH-në në fund të vitit. Në këtë mënyrë çdo shitore do të ketë arkë fiskale. Pastaj, Inspektorët Tatimorë, merren me çështje më të rëndësishme.

Me paratë e kthyera në fund të vitit – ATK në bashkëpunim me Komunat e Kosovës, duke përllogaritur tatimet individuale në pronë, e ndal tatimin në pronë secilit përfitues; para se t’u kthehen paratë. Kjo, i pasuron të gjitha komunat – të cilat do të aplikonin taksa për të gjitha pronat – pa dallim, në qytet, fshat apo në bjeshkë. Pasurimi i komunave – hynë në vlerën e përgjithshme të €5.5 miliard eurove. Më pak fitojnë komunat me Zonën e Lirë Tatimore – psh: Gjakova dhe Mitrovica. Vetëm komunat do të mblidhnin nga €44-100 milion euro së paku çdo vit nga tatimen në të gjitha llojet e pronave. Që i bie secila komune e nxjerrë afërsisht buxhetin aktual që e merr nga Qeveria. Shto këtu edhe buxhetin qeveritar. Në këtë mënyrë – zhvillimi ekonomik, prodhimi i brendshëm dhe nevoja për forcë punëtore do të jetë e rritur shumë brenda 5 vjetëve. Nuk do të ketë punëtorë të mjaftueshëm, sa mund të ketë vende pune.

Pas gjitha kalkulimeve, pas të gjitha pagesave, qytetari i Kosovës, në xhepin e vet ka të paktën mbi €500 euro në €10.000 mijë euro shpenzime/blerje vjetore. Sa më i madh shpenzimi, aq më e madhe mbledhja në fund të vitit. Kjo e stimulon konsumin si komponenta më rëndësishme e Prodhimit të Brendshëm Bruto apo GDP-së. Këto para, do t’i shpenzoni në të mirë të familjes dhe shtëpisë. Janë këto para që mund të ndahen për pushime dimërore apo verore; paguani shkollimin e fëmijës, apo e filloni vitin me një pagë shtesë ?.

Çka bënë qytetari?

Duke parë interesin personal dhe të familjes, qytetari i Kosovës, do të blinte te gjithë artikujt vetëm aty ku merr Kupon Fiskal. Kjo do të shtyj të gjitha bizneset, e vogla, mesme apo të mëdha të kenë arka fiskale; edhe pse këto të fundit 99% të rasteve kanë arka. Përndryshe, brenda muajit do të detyrohen ta mbyllin biznesin – se nuk do të ketë blerës. Çka nënkupton kjo?
Të gjitha hyrje-daljet e mallit brenda dhe jashtë Kosovës regjistrohen, faturohen dhe në fund të vitit ATK barazon faturat e konsumatorëve me mallin e shitur nga importuesi/eksportuesi. Ky veprim e rritë ekonominë dhe e plotëson kushtin më të rëndësishëm drejtë BE-së – Kontrollin Financiar Shtetëror. E njëjta vlenë edhe për prodhimet vendore. Shteti ka kontrollin në të gjithë zinxhirin e pagesave dhe në baza mujore ka shifrat të sakta te të gjitha shit-blerjeve në vend.

Kjo e rritë kuotën buxhetore e të hyrave vjetore nga taksat deri në €5.5 miliard euro. Një stabilitet i këtillë financiar, i Ulë edhe Interesat Bankare të cilat janë tejet të larta për një vend që ende është në tranzicion dhe i dalë nga lufta dhe shkatërrimi.
Modeli aktual i mbledhjes së kuponëve për para të shpejta, le të vazhdoi – por të rritet norma e interesit të fitimit të mbledhësit. Kuota aktuale është qesharake!?
Ky model do t’i shtynte të gjithë tregtarët, të gjithë kontraktuesit, përfshirë edhe Kioskat/Trafikat dhe Tregun e Gjelbër që të furnizohen me Arka Fiskale. Për çmimin e arkave fiskale në kapitullin më poshtë.

Heqja e TVSH-së në kufi

Aktualisht të gjitha bizneset e Kosovës që importojnë mallra në Kosovë – bëjnë pagesën e TVSH-së në KUFI; në momentin që malli hyn në vend. Askush nuk e di se a shitet malli menjëherë, apo në fund të vitit. Por, nga ky veprim, çdo tregtar kufizohet dhe minimizohet fuqia e tij/saj tregtare. Poashtu, askush nga pushteti qendror apo lokal nuk brengoset apo merret me fatin a atij malli – a është shitur a jo – edhe pse shteti ia ka marrë TVSH-në paraprakisht. Psh: nëse një biznes importon në Kosovë €100.000 euro mallra, në kufi paguani €27.500; përfshirë edhe TVSH-ja si extra.

Me këtë Strategji, nuk ka nevojë të paguaj TVSH-në për mallin menjëherë, por kur e shet – sepse çdo lloj malli është i regjistruar dhe i menaxhuar deri në artikullin e fundit, i merret TVSH-ja. Kjo mundësi e ndihmon secilin tregtarë, por në të njëjtën kohë e ndihmon edhe shtetin me statistikat përkatëse – çfarë produkti përdoret në çfarë sezoni. Cilat produkte janë konstante dhe cilat janë sezonale. Mbi këtë bazë, Kosova e mbulon edhe një standard të BE-së. Madje në disa fusha; të dhënat do t’i ketë shumë më të sakta se vet BE-ja.

Arkat Fiskale – Gratis

Pagesat për Arkë fiskale duhet të zvogëlohen në €100 euro në vit për mirëmbajtje; apo €8.33 euro në muaj. Ndërsa, të gjitha pagesat i bënë Qeveria në bazë të ofertave që bëjnë konkurrentët në tenderim – duke ofruar kualitet për çmimin më të ultë në blerjen e arkiva fiskale. Shteti kursen edhe në këtë fushë.
Përdorimi i Arkës Fiskale, e lufton Informalitetin. Ky luftim, nuk kërkon as presion, as obligim e as shtytje; por të gjitha bizneset e obligojnë vetveten që të implementojnë arkat fiskale. Tarifa e ulte e një arke, e bënë shumë të lehtë edhe për ata që deri me tash e kanë kundërshtuar apo nuk e kanë instaluar për arsye ilegaliteti!

Me këtë Strategji, pa Arkë Fiskale, nuk do të ketë as Fitim e as Biznes për askënd që përkrahë Informalitetin. Në këtë mënyrë do të ndërpritet edhe kontrabanda me Serbinë dhe shume kontrabandimëve të tjera.

Ligjërisht s’ka pengesa!?

Ligjërisht, nuk ka asnjë pengesë as në aspektin ekzekutiv e as në aspektin legjislativ. Nga të gjitha drejtimet, procesi është shpejt i realizueshëm dhe shpejtë i arritshëm.

Ministri i Financave në bashkëpunim me Guvernatorin e BQK-së dhe Shefin e ATK-së, deri në shtator mund të procedojnë të gjitha ndryshimet e nevojshme për votim në Kuvendin e Kosovës. Ndërsa, KUVENDARËT, me t’u kthyer nga pushimi i verës, mund ta votojnë ndryshimet ligjore të ligjeve përkatëse.

I gjithë shteti i Kosovës ka nevojë për një zhvillim të shpejtë dhe kjo Strategji është njëra ndër mënyrat më të arritshme dhe më të shpejta; dhe 100% të sigurta. Nevojitet vetëm vullneti i Qeverisë sonë. Tash për tash ky vullnet është në pikëpyetje!

Kryeministër Mustafa, a jeni gati ta Zhvilloni Shtetin dhe Pasuroni Qytetarin?

Më Shumë

Zhduket një grua në Rahovec

Policia e Kosovës ka raportuar se një grua është zhdukur në Rahovec. Sipas policisë, e njëjta ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për...

Fitore me pesë gola, Kosova përmbys Armeninë

Kombëtarja e Kosovës ka regjistruar fitore të thellë ndaj Armenisë me rezultat përfundimtar 5-2. Pavarësisht disavanazhit në fillim të ndeshjes, ku Amir Shaipi shënoi një...

Lajmet e Fundit