7.7 C
Prizren
E diel, 15 Shkurt, 2026

KDI: Asociacioni qon në nivel të tretë qeverisës

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) përmes një konference për media ka thënë se parimisht ky institut respekton dhe inkurajon lirinë e asociimit qoftë të individëve, organizatave apo komunave, siç garantohet me Kushtetutë.

KDI ka konsideruar se Marrëveshja e arritur në Bruksel për Asociacionin/Bashkësinë e Komunave me shumicë serbe, shkon përtej lirisë së asociimit sipas rendit kushtetues të Republikës së Kosovës. Ky Asociacion/Bashkësi nuk përbën një organizatë jo-qeveritare (OJQ) siç ishte paralajmëruar por qon në një nivel të tretë qeverisës.

KDI ka treguar aryset se përse sipas tyre ky Asociacion/Bashkësi qon drejt një niveli të tretë qeverisës (në mes të komunës dhe Qeverisë qendrore):

– Ka mbikëqyrje të plotë në arsim (aktualisht përgjegjësi e Ministrisë së Arsimit) – Pika 4.b e Marrëveshjes;
– Ka mbikëqyrje të plotë në përmirësim të shëndetësisë (aktualisht përgjegjësi e Ministrisë së Shëndetësisë) – Pika 4.c e Marrëveshjes;
– Ka mbikëqyrje të plotë në zhvillim ekonomik lokal (aktualisht përgjegjësi e komunave) – Pika 4.a;
– Ka mbikëqyrje të plotë në koordinim të planifikimit urban/rural (aktualisht përgjegjësi e Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor) – Pika 4.e;
– I lejohet delegimi i kompetencave nga niveli qendror (aktualisht vetëm komunave u lejohet delegim i kompetencave) – Pika 5;
– I lejohet të iniciojë procedurë në Gjykatën Kushtetues (Me Kushtetutë, as komunës nuk i lejohet. Vetëm Presidenti, Qeveria, Avokati i Popullit dhe deputetë mund të iniciojnë çështje në Gjykatën Kushtetuese) – Pika 11.
Si dhe ky Asociacion/Bashkësi nuk përbën OJQ sipas ligjeve të Kosovës për këto pesë arsye:
– Punëtorët e saj do të jenë shërbyes civil sipas Ligjit për Shërbimin Civil (OJQ-të nuk kanë shërbyes civil) – Pika 6.e e Marrëveshjes;
– Buxheti do ti administrohet me ligjin për prokurimin publik (nuk është rasti për OJQ) dhe auditohet nga Auditori i Përgjithshëm (nuk është rasti për OJQ) – Pika 16;
– Financohet nga transfere të qeverisë qendrore (pra vijë buxhetor të veçantë në buxhet të Kosovës dhe të garantuar) – Pika 17.c;
– Në emër të Asociacionit/Bashkësisë propozohet Komandanti i Policisë për rajonin e veriut (OJQ-të nuk munden në emër të tyre të nominojnë Komandant të Policisë)– Pika 13;
– Nuk thotë se Statuti i Asociacionit/Bashkësisë duhet të aprovohet nga Ministra e Administratës Publike – Pika 21.
Më tutje ky entitet si është negociuar me këtë marrëveshje paraqet sfidë për shtetin sepse:
– Krijon entitet një-etnik dhe shkel parimet e shumë-etnicitetit të garantuar me Kushtetutë; si dhe thellon ndarjet etnike në Kosovë; po ashtu, përbën një entitet që është suprem ndaj një etnie (serbe) kundër etnive tjera që jetojnë në Kosovë;
– Pengon integrimin e serbëve në institucionet e Kosovës dhe kthen prapa investimin e deritanishme të shoqërisë për integrimin e serbëve në institucione të Kosovës;
– Nxitë etnitë tjera rajonale në Kosovë dhe krijon asimetri të kompetencave dhe ndarjeve buxhetore me komunat tjera;
– Mund të dobësoj këto 10 komuna si institucione vetë-qeverisëse pasi i delegon disa përgjegjësi tek një entitet tjetër dhe mund të shkaktoj pengesa në ushtrimin e kompetencave.
– Mund të pengoj shtrirjen e planeve nacionale në fushën zhvillimit ekonomik, shëndetësisë, arsimit dhe planifikimit urban/rural tek komunat pjesëmarrëse.

Më Shumë

Prokuroria nis hetimet ndaj anëtarëve të QNR-së në Dragash

Prokuroria Themelore në Prizren ka nisur hetime me vetiniciativë lidhur me procesin e rinumërimit të votave në Qendrën Komunale të Numërimit në Dragash. Hetimet...

Tërmet me magnitudë 4.8 godet Kosovën

Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sonte në Kosovë, me epiqendër në zonën e Shtërpcës. Sipas të dhënave sizmologjike, lëkundja...

Lajmet e Fundit