Ja si (s)do të mbesin pa punë drejtorët dhe zëvendësdrejtorët e shkollave në Prizren

Drejtori i Arsimit në Prizren Nexhat Çoçaj është në pritje të interpretimit ligjor nga MASHT-i, për ligjshmërinë e konkursit për drejtorë dhe zëvendësdrejtor të shkollave, që është hapur nga Zyra e Personelit.

“Kam kërkuar interpretim ligjor nga zyra ligjore e MASHT-it, sepse këto çështje janë të rregulluara me ligj”, thotë Çoçaj për “PrizrenPress”.

Zyra e Personelit që vepron në kuadër të Administratës në Prizren, në mbështetje të Ligjit për Shërbyesit civil, më 16 korrik e ka shpallur konkursin për drejtorë dhe zv.drejtorë të shkollave në Prizren.

Ky konkurs ka përplasur dy sektorët komunal, atë të arsimit dhe të administratës publike në Prizren.

Ndërkaq, drejtorët dhe zëvendësdrejtorët e shkollave në Prizren, të cilëve ju ka kaluar mandati, nëse nuk rizgjedhen me konkursin e hapur nga Zyra e Personelit, rrezikohen të mbesin pa punë.

Drejtori i Arsimit në Prizren Nexhat Çoçaj thotë se nëse drejtorët dhe zëvendësdrejtorët konsiderohen shërbyes civil ashtu sic është hapur konkursi nga Zyra e Personelit, drejtoria që drejton nuk e ka për obligim sistemimin e tyre.

“Nëse konsiderohen shërbyes civil ashtu siç është shpall konkursi, jo sepse, arsimi në përgjithësi ka të bëj me punëtorë profesionist”, tregon Çoçaj për “PrizrenPress”.

“Në të kundërtën po të ishin pranuar në mbështetje të Ligjit të Arsimit Parauniversitar, ka qenë obligim ligjor i DKA-së që të kujdeset për ta”.

Zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha thotë se komuna nuk ka obligime ligjore ndaj atyre punëtorëve që ju kalon mandati.

“Drejtorët dhe zëvendësdrejtorët e shkollave janë me mandat, prandaj kur të përfundon mandati i tyre, nuk kemi obligim ligjor që të kujdesemi për sistemimin e tyre”, thotë ai./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Hapet aplikimi për shtesat prej 100 euro për studentët

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se nga sot ka filluar zyrtarisht procesi i aplikimit për mbështetjen e...

Incident në Prizren: Turistja japoneze lëndohet pas përplasjes me qen endacak gjatë vizitës kulturore

Gjatë një turi kulturor në qytetin e Prizrenit, një vizitore nga Japonia ka pësuar lëndime pasi është rrëzuar si pasojë e një incidenti me...

Lajmet e Fundit