11.8 C
Prizren
E diel, 28 Prill, 2024

Lamtumira me libër e Günter Grass

Sigurisht se kjo do ta kishte gëzuar atë. Të shihte se si do të qëndronin atje të gjithë para “Arkivit Gynter Grass”, në shtëpinë e tij të moçme në rrugën “e pandriçuar” në Göttingen: ekipe televizionesh me kameramanë, gazetarë, librarë, më shumë se njëqind njerëz kishin ardhur aty, për të qenë prezentë, në momentin kur libri i tij i fundit t’i dorëzohej publikut.

Ai titullohet “Rreth përfundshmërisë” dhe përmban tekste në prozë, poezi, skica me laps, që janë bërë deri në ditën e fundit të jetës së tij. Ky material i përzgjedhur për zarf, përmban letra, nuancat e ngjyrave të skicave, të zezën në shkrime të bëra me dorë.

Shtëpia botuese nuk ua kishte shpërndarë asnjë nga këto copëza e tekste gazetarëve më parë. Libri pra mund të konsiderohet si punë me dorë, libër i mirëfilltë, i fundmit nga Grass.

Është një “libër lamtumire”, që cek edhe një hark kohor që lidhet me fillimet e shkrimeve të tij, vëllimit “Pulat e erës”, ky zog i vogël me pupla që lëviz në ajër. Menjëherë poezia e parë e librit të tij të fundit vjen e lidhet me të. “Të jesh i lirë si zogu” thuhet në të: “Të më ndiesh. Të jesh i lehtë si zogu i lirë, edhe pse prej kohësh i lirë deri në amshim”.

Një poezi plot aktualitet, sikur Grass të ishte akoma aty

Flitet shumë për lehtësinë në tekste, lehtësinë e burrit të moçëm, që i ka konsumuar betejat e veta. Në tekstin më të këndshëm me prozë të librit, Grass ndërmerr me të shoqen një tentativë për ta lexuar atë që kish përmbledhur në dy qefinë.

“Por, ndërkaq, ai nuk është më me ne, me gjithë dobësinë në rritje.” Dhe duke shpresuar më në fund: “Kështu mund të ketë kaluar edhe ky apo ai vit. Nuk është akoma kështu, sikur ta kishim me nxitim”.

Ai ju ka shpëtuar, ju ka ikur më parë me nxitim. Ute Grass, e veja e tij, ka ardhur gjithashtu. E bëshme, me flokë të bardhë me prejardhje bionde, me një shami plot ngjyra rreth qafës, ajo gjendet me modesti ndanë njerëzve të mbledhur tok.

Fjalimet i mbajnë botuesit Gerhard Steidl dhe lektori i Grass-it. Në sallë gjenden skicat dhe vizatimet e tij të ekspozuara, dorëshkrime, një akuarel i dy arkëmorteve.

Në libër, natyrisht se ka edhe një poezi për gjendjen e sotme, një poezi aktuale, sikur ai të ishte akoma aty. “Armiqësor ndaj të huajve”, thuhet aty. “Por ata mbesin aty, dhe e ushtruar / mbetet thirrja: Pa zhdukuni njëherë të gjithë!”, porse mbyllet madje plot me shpresë: “Vetëm kur vendasit të ishin shumë të ftohtë, do të nisnin që ta kuptonin vetë atë që kanë mësuar plot vështirësi, ta duronin tëhuajtshmërinë e tyre e të jetonin me të”.

Kamerat filmojnë, gazetarët e fotoreporterët fotografojnë pa pushim njëri-tjetrin e shkrepin ndonjë foto edhe mbi vëllimin e librave e skicat në mure. Një herë të fundit, për të marrë me vete një libër të ri, për të lexuar Grass-in e fundit, për të ndier edhe një herë të fundit gjurmët e tij.

Siç bëri atëherë ai vetë. “Të lexosh gjurmët”, e shkroi ai diku: “Ndanë shkumës së valëve / po shkoj e vij / ashtu zbathur përballë rërës”.

Libri, një amalgamë kujtimesh plot humor

Me një tirazh fillestar prej 50 000 kopjesh vjen në tregun gjerman, e shpresohet më vonë edhe në atë europian, një përzierje tekstesh të shkurtra në prozë dhe lirikë. Në të përzihen edhe ditarët e shkrimtarit më kontrovers gjerman të kohëve moderne. Libri, sipas mediave gjermane, është titulluar me qëllim në dialektin e Prusisë Lindore, nga vinte dhe vetë autori i madh gjerman, nën titullin “Vonne Endlichkait” (pak a shumë mund të përkthehej: ‘Mbi përfundshmërinë’, ose ‘Mbi fundin’). Libri përmban 176 faqe. “Është një libër që të bën të shkrihesh nga humori”, shprehet botuesi i tij, Steidl. “Disa e kujtojnë Grass-in si një njeri të ashpër, që ka dashur ta shprehë gjithnjë fort mendimin e vet. Por ai ka edhe një humor të hollë dhe në këto tekste, ai shfaqet edhe një herë të fundit në formën e tij më të mirë”. Shkrimtari i madh gjerman, Gynter Grass, ndërroi jetë më 13 prill të këtij viti në qytetin e Lybekut, në Gjermaninë veriperëndimore, në moshën 87–vjeçare.
Der Spiegel / Marrë nga Gazeta Shqip

Më Shumë

Futbollisti i Malishevës dënohet me tri ndeshje

Futbollisti i Malishevës, Rilind Haziraj, nuk do të mund të paraqitet për skuadrën për tri ndeshje.  Kjo pasi ai është dënuar nga Komisioni Disiplinor dhe...

“Më shumë fliste për shqiptarët në Maqedoni, se sfidat e Kosovës”: Totaj tregon detaje për takimin me Kurtin

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka treguar një detaj interesant nga takimi me kryeministrin Albin Kurti. Totaj ka pohuar se 70% të kohës sa kishte...

Lajmet e Fundit