14.1 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Kryeziu: Kundërshtova për Asociacionin, LDK nuk më përfilli

Lidhja Demokratike e Kosovës edhe në legjislaturën e kaluar nuk kishte mbështetur ndryshimet në tekstin për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Ndryshime të tilla u tha të ishin kërkuar nga nënkryetari i Komisionit për Administratë publike dhe qeverisje lokale, dhe anëtari i LDK’së Eqrem Kryeziu. Ky i fundit nëpërmjet një statusi në Facebook, ka treguar se si janë zhvilluar ngjarjet atëherë. Tha se për 6 muaj kishte kërkuar përkrahjen e LDK’së për ndryshime por se ato sikurse edhe tani, nuk ishin mbështetë nga të tjerët.

Shkrimi i plotë i Kryeziut në Facebook:

Pak histori për Asociacionin e Komunave Serbe

Në mandatin e kaluar isha nënkryetar /më pati nderuar LDK-ja me atë funksion/ i Komisionit Kuvendor për … administratë publikë e qeverisje lokale. Në këtë mënyrë Komisioni ynë /me kryetar z. Idriz Vehapin/ duhej ta miratonte tekstin e dakorduar në Brussels mes Kosovës e Serbisë për atë Asociacion, për t’u miratuar pastaj në Kuvend.

Vogëlsia ime mori guximin ta kundërshtonte atë formulim, duke kërkuar që mos të thuhej “AKS në Republikën e Kosovës”, por “AKS i Republikës së Kosovës” dhe pas “AKS mund të shpërbëhet vetëm nga 2/3 e pjesëmarrësve” të shtohet “dhe kur vendimet e tij janë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjeve të saj”.

Besa rezistuam nja gjashtë muaj, pastaj reagoi titullari i Ambasadës Gjermane, një ditë pas edhe titullarja e Ambasadës së ShBA-ve, duke thënë “kujdes me AKS!”.

Me këtë rast falënderoj z. Idriz Vehapin edhe disa anëtarë të Komisionit për përkrahje.

Pata raportuar edhe në grupin kuvendor të LDK-së, por kisha përshtypjen se aty kishte pak njerëz që u interesonte.

Tani e pashë tekstin dhe e shoh se propozimi dhe rezistenca jonë nuk është përfillë.

Ka vajtur kot.

Më Shumë

Kamioni rrokulliset te hyrja veriore e autostradës “Ibrahim Rugova” në Prizren

Një kamion është rrokullisur te hyrja në autostradën “Ibrahim Rugova” në Prizren. Sipas pamjeve të publikuara, aksidenti ka ndodhur në një segment të kësaj autostrade,...

Junior 06 dominon Megasportin në gjysmëfinalen e parë U16

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka shënuar fitore të thellë ndaj Megasportit me rezultat 98:49, në ndeshjen e parë gjysmëfinale...

Delirium

Lajmet e Fundit