17.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Nënë e bijë, 56 mijë funta për t’u bërë si Katie Price

Georgina Clarke 38–vjeç dhe vajza e saj Kayla 20–vjeç kanë idhullin e tyre të preferuar, personazhin e njohur televiziv Katie Price.

Fiksimi për të i ka kaluar limitet, pasi që të dyja kanë kryer ndërhyrje estetike për të patur një pamje të ngjashme me Katie. Këto ndërhyrje kanë kushtuar 56.000 £. Georgina e ka detyruar vajzën e saj të braktisë shkollën në moshën 17–vjeçare në mënyrë që të punojë si striptiste, pasi paguhesin rreth 800 £ në javë. Kjo ishte një sakrificë nga ana e të dyjave, pasi kërkonin të bënin ndërhyrje sa më shpejtë të ishte e mundur.

Zonja Clarke shprehet se është e varur nga Botoxi dhe do bënte çdo gjë që t’i plotësonte dëshirën edhe vajzës së saj.

Nënë e bijë vazhdojnë të shpenzojnë shuma të konsiderueshme parash, për të kryer mbushje për faqet, botox, make up, zbardhues dhembësh, si dhe zgjatje flokësh.

Megjithatë ndihen ende të paplotësuara, pasi pretendojnë të bëjnë ndërhyrje edhe në vithe dhe hundë.

Të dyja shprehen se e dashurojnë pamjen e tyre të re dhe do vazhdojnë akoma më tej me trajtime për t’u plotësuar në çdo aspekt.

Më Shumë

Dy klube të reja në volejbollin kosovar: KV Prizreni dhe KV Alpha

Federata e Volejbollit e Kosovës (FVK) ka bërë të ditur se skenës së volejbollit tonë i janë shtuar edhe dy klube të reja. FVK-ja njoftoi...

Gjendet një person pa shenja jete në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete të hënën rreth orës 06:40 në fshatin Manastirca, në Prizren. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës...

Lajmet e Fundit