18.8 C
Prizren
E mërkurë, 1 Maj, 2024

Kadaj Bujupi: Kryeministër, shko n’shpi!

Donika Kadaj Bujupi ka shkruar në rrjetin social Facebook ku ka shprehur shqetësimin se është falur toka e Kosovës. Ajo ka pyetur se cilat shkaqe e kanë shty Qeverinë të marr një vendim të tillë.

“Nëse në Bosnjë, kompromisi u bë për ta ndalë luftën, kurse pasojat në shtetndërtim po shihen, cilat shkaqe e shtynë qeverinë tonë, pas 15 vitesh liri, ta defunksionalizojë shtetin edhe ashtu të brishtë?!Andaj, Kryeministër, shko n’shpi!”, ka shkruar ajo.

Ky është postimi i Bujupit në Facebook:

Në kohën kur kombit duhet dhënë sqarime për katër marrëveshjet e arritura në Bruksel, e të cilat nga ambiguiteti i interpretimit po hutojnë dhe shqetësojnë skajshmërisht të gjithë.

Në kohën kur realiteti i humbjes së 10 mijë hektarëve tokë, tentohet të sqarohet me vetëm një deklaratë në Facebook.

Në kohën kur qeveria ka obligim kushtetues ta njoftojë Kuvendin sa herë që të nënshkruhet një marrëveshje ndërkombëtare (me Nenin 18, pika 3 e Kushtetutës së Republikës së Kosovës), Kryeministri i vendit, përmes rrjetit social dhe jashtë çfarëdo etike të komunikimit, “bombardon” me sharje e fyerje.

Definitivisht, vendit i duhet një kapitull i ri!

Pavarësisht, se a janë skandalet në komunikim përpjekje për t’i ikur temës kryesore dhe pyetjes se çka nënshkruan Mustafa, Thaçi e kompania në Bruksel dhe Vjenë, kjo ka pak ka rëndësi. Rëndësi ka që të gjithë, që nga shitësit ambulantë e deri tek “shtresat” e të të rehatuarve dhe partive në pushtet, rrudhin krahët dhe pajtohen se Kosova është keq.

Ndërkaq, kur numërojmë se çka humbëm dhe çka fituam, po del që historitë e vjetra, ku toka dhe shteti po falen për pushtet, vazhdojnë edhe në kohët moderne.

Nëse në Bosnjë, kompromisi u bë për ta ndalë luftën, kurse pasojat në shtetndërtim po shihen, cilat shkaqe e shtynë qeverinë tonë, pas 15 vitesh liri, ta defunksionalizojë shtetin edhe ashtu të brishtë?!

Andaj, Kryeministër, shko n’shpi!

Më Shumë

Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

Vedat Muriqi ka vazhduar shkëlqimin në La Liga, teksa ka realizuar gol në sfidën Cadiz – Mallorca. Vetëm 12 minuta iu deshën sulmuesit kosovar për...

Futbollisti shqiptar futet në historinë e Dinamos së Zagrebit

Mesfushori shqiptar i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Arijan Ademi, është bërë lojtari i dytë me më së shumti paraqitje te skuadra e Dinamos...

Lajmet e Fundit