Miley Cyrus është panseksuale

Më në fund vajza rebele, Miley Cyrus ka folur rreth jetës së saj private. Këngëtarja 22-vjeçare e cila po jeton një histori dashurie me njërën nga yjet e modelingut botëror, Stella Maxwell, këmbëngul se ajo është tërheqëse për të gjitha gjinitë.

Në një intervistë për Elle UK, ish Hana Montana ka deklaruar se statusi i saj aktual është: Jam shumë e hapur, unë jam panseksuale.

“Por unë nuk jam në një lidhje. Jam 22 vjeç, vazhdoj të takohem me njerëz, por unë ndryshoj stilin tim çdo dy javë, duke e lënë personin me të cilin isha në një marrdhenië intime”, ka thënë Cyrus.

Termi panseksual vjen nga greqishtja. “Pan” do të thotë: Të gjithë, dhe përdoret për ata që ndihen të aftë seksualisht, shpirtërisht dhe emocionalisht të bien në dashuri me njerëz të të gjitha gjinive. Po të hedhësh një sy në listën e njerëzve që Miley ka qenë e dashuruar, janë më shumë meshkuj se sa femra. Mes tyre edhe aktori i famshëm, Liam Hemsworth me të cilin ka qenë e fejuar për 2 vite.

Më Shumë

Mot me diell, sot temperaturat deri në 29 gradë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa vranësira më të dendura...

Vazhdojnë dëgjimet publike në fshatrat e Suharekës për buxhetin 2027-2029

Komuna e Suharekës ka vazhduar mbajtjen e dëgjimeve publike me banorë të fshatrave të ndryshme në kuadër të përgatitjes së Kornizës Afatmesme të Buxhetit...

Lajmet e Fundit