21.8 C
Prizren
E martë, 6 Maj, 2025

Ramadan Muja përsëri para gjyqit

Rasti i kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, është kthyer në rigjykim. Gjykata e Apelit e ka anuluar vendimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit të datës 13 mars 2014, ka mësuar KTV-ja nga burime të afërta me procesin.

Në aktvendim shkruan se “është pranuar kërkesa e parashtruar nga avokati mbrojtës Ruzhdi Berisha në emër të Ramadan Mujës dhe janë pranuar edhe ankesat e të pandehurve tjerë”.

“Lënda i kthehet Gjykatës Themelore të Prizrenit për rigjykim”, përfundon aktvendimi.

Sipas Apelit, rigjykimi ka ndodhur për shkak të shkeljeve esenciale të nenit 384 të Kodit të Procedurës Penale lidhur me nenin 370 të Kodit të Procedurës Penale.

Ndërkohë, në Gjykatën e Apelit kanë konfirmuar se tashmë vendimin e kanë dërguar në Gjykatën Themelore të Prizrenit, pa dashur të deklarohen për përmbajtjen e vendimit. Themelorja në Prizren pritet që gjatë ditës t’ua shpërndajë vendimin palëve.

Ramadan Muja ishte dënuar me 2 vjet burgim me kusht dhe 30 muaj mos ushtrim të funksioneve publike për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Dënim kishin marrë edhe 5 zyrtarë të Komunës së Prizrenit.

Muja nuk kishte dhënë dorëheqje, pavarësisht vendimit dhe protestave të qytetarëve, me arsyetimin se po pret vendimin përfundimtar të Gjykatës, që është ky i Apelit.

Me këtë, i bie se Prizreni nuk shkon në zgjedhje të parakohshme, pasi që, sipas praktikës Gjykatës së Apelit mund t’i marrë kohë ta shqyrtojë rastin deri në përfundim të mandatit të Ramadan Mujës.

Më Shumë

Krimi i rëndë në Prizren, nga QKUK-ja flasin për gjendjen shëndetësore të 11-vjeçares

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në Prizren. M. Gorenc, dyshohet se e ka vrarë me thikë vajzën e tij 15 vjeçare S.Gorenc. Plagë nga...

Mot i nxehtë sot, temperaturat arrijnë në 28 gradë Celsius

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperatura do të lëvizin nga 6 deri në 28...

Lajmet e Fundit