Pushteti e trajton opozitën me arrogancë

Koalicioni përpiqet ta devijojë vëmendjen me fjalë të ulëta për marrëveshjet

Zafir Berisha: Nëse deputeti është gomar, kryeministri është kalë

“Në këtë gjendje të rëndë dhe të mjerueshme, në të cilën ndodhen Kosova dhe qytetarët e saj, me një shtet të kapur nga dy partitë më të mëdha në Kosovë, partitë opozitare kanë me mijëra argumente për ta rrëzuar këtë pushtet mafioz dhe të korruptuar. Nëse ia shtojmë kësaj edhe marrëveshjet e fundit, që ishin në dëm të shtetit të Kosovës dhe gjuha e ashpër e këtij pushteti për të shpërqendruar fokusin nga këto marrëveshje, atëherë këtë argument e bëjnë edhe më të fortë, për t’i larguar këta horra dhe hiena nga pushteti”, thotë analisti Faik Krasniqi

Fjalori i fundit i kryeministrit Mustafa ndaj deputetit të ‘Vetëvendosjes’, Albin Kurti, duke e quajtur gomar, është një sinjal i fuqishëm se pozita në mënyrë arrogante sillet ndaj opozitës, në vend që të bashkëpunojë me këtë të fundit që t’i shtyjë proceset përpara. Kjo gjuhë e ashpër nga pozita mund të ketë një arsyetim, pra mund të jetë një lloj strategjie e kryeministrit për ta shpërqendruar vëmendjen nga marrëveshjet e arritura në Bruksel, si ajo për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Analistë të ndryshëm kritikojnë ashpër gjuhën e pozitës, duke thënë se është një sjellje e keqe e Qeverisë. Analisti Faik Krasniqi mendon se kjo e gjitha ka një qëllim, që populli ta zhvendosë vëmendjen.

“Në këtë gjendje të rëndë dhe të mjerueshme, në të cilën ndodhet Kosova dhe qytetarët e saj, me një shtet të kapur nga dy partitë më të mëdha në Kosovë, partitë opozitare kanë me mijëra argumente për ta rrëzuar këtë pushtet mafioz dhe të korruptuar. Nëse ia shtojmë kësaj edhe marrëveshjet e fundit, që ishin në dëm të shtetit të Kosovës dhe gjuha e ashpër e këtij pushteti për të shpërqendruar fokusin nga këto marrëveshje, atëherë këtë argument e bëjnë edhe më të fortë, për t’i larguar këta horra dhe hiena nga pushteti”, shprehet Krasniqi…/Kosova Sot/

Më Shumë

Qytetari e quan “xhenaze” kryetarin e Prizrenit, ky i fundit ia kthen: “Nëse ki fare familje, përshëndeti krejt me rend”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, përmes “Facebook”-ut i ka dërguar përshëndetje për të gjithë anëtarët e familjes së një komentuesi, i cili...

Gjashtë serbë arrestohen afër manastirit në Prizren

Gjashtë serbë janë arrestuar sot në Prizren afër Manastirit “Shën Arangjeli”. Detaje për arrestimin e tyre ka dhënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin...

Lajmet e Fundit