32.5 C
Prizren
E enjte, 14 Gusht, 2025

Naser Berisha akuzon Nexhat Çoçajn për manipulime në punësim

Sot është mbajtur mbledhja e 22-të me radhë e Kuvendit të Prizrenit, ku zakonisht është diskutuar shumëçka, por sipas praktikës pritjet për ndryshime pozitive në favor të qytetarëve vetëm shënohen në letër.

Pas miratimit të rendit të ditës, këshilltarët e pranishëm i’u qasen pikës së pyetjeve dhe përgjigjeve si dhe të parashtrimit të propozimeve, të cilat më së shumti marrin kohë në seancat e organit më të lartë legjislativ në Prizren. Me këtë rast këshilltarët, Arbër Rexhaj dhe Naser Bresa, kanë shprehur shqetësimet e shumë kuvendarëve sepse sipas tyre ata nuk po marrin përgjigje nga drejtoritë të cilave po u parashtrojmë shumë pyetje.

Më pas kuvendari i PDK-së, Alush Shala, propozoi që Prizreni të bëhet me Galeri të Artëve, duke shprehur habinë se pse është vonuar një gjë e tillë në kryeqytetin kulturor të vendit. Në anën tjetër, shefi grupit të kuvendarëve të LVV-së, Artan Abrashi, tha se ky propozim prej kohësh është bërë nga ne, theksoi ai, dhe jemi në pritje të procedurave për fillimin e implementimit të projektit për Galerinë e Arteve në Prizren.

Më pas të pranishmit ka befasur me fjalimin e tij kuvendari i pozitës, Naser Berisha, i cili ka akuzuar zyrtarët e lartë komunal përfshirë më së shumti bashkëpartiakët e tij për abuzime të shumta. Ai me këtë rast ka akuzuar drejtorinë e arsimit për manipulime në punësimin e sekretarëve dhe sekretareshave nëpër institucionet shkollore, duke shtuar se posedon fakte dhe në një nga seancat e radhës ai do t’i bëj publike pretendimet e tija. Në anën tjetër, drejtori i arsimit, Nexhat Çoçaj, tha se akuzat e bashkëpartiakut të tij, Naser Berisha, janë të padrejta, sepse punësimin e sekretarëve nuk e ka barë drejtoria që ai e udhëheq.

Më pas Kuvendi ka diskutuar edhe për pikat që kishin të bënin me shqyrtimin për këmbimin e pronës, ndërsa është aprovuar plani master për menaxhimin e mbeturinave si dhe është diskutuar për Raportin e Auditorit të Përgjithshëm. /Tv Prizreni/

Më Shumë

Projekti i nënkalimit dhe parkingut nëntokësor në Malishevë, Limaj: Puna e mirë do të vazhdojë

Dje në Malishevë është përuruar nënkalimi dhe parkingu nëntokësor. Për këtë ka shkruar sot kryetari i NISMA’s, Fatmir Limaj. Ky i fundit ka thënë...

Çeku: Suhareka po bëhet me stadium të ri

Sportistët dhe sportdashësit në Suharekë kanë arsye për festë. Qyteti pritet të bëhet me një stadium të ri dhe modern, që do të plotësojë...

Lajmet e Fundit