Granata e armë në një shtëpi në Prizren

Në një shtëpi në Prizren janë konfiskuar nga policia dy granata dore dhe një armë.

“Me 03.09.2015 16:00 është marr një informate se i dyshuari SH. K. kishte në posedim armën pushkë pa shul nr. serik BM 8466 si dhe 2 bomba (granata) dore prodhim i panjohur”, njofton Policia në Prizren.

“Njësiti i hetime i stacionit policor Prizren, me të marr këtë informate ka filluar hetimet duke e kontaktuar të dyshuarin, i cili pas ballafaqimit me provat që i ka poseduar hetuesi, e ka pranuar veprën dhe ka pranuar që ta dorëzojë armën dhe granatat në mënyrë vullnetare”.

“Me pas njësiti i hetimeve i përbërë prej hetuesit të rastit dhe policit të krim teknikës, si dhe së bashku me të dyshuarin kanë shkuar në shtëpinë e të dyshuarit, ku edhe është konfiskuar arma, ndërsa 2 granata e dorës janë marr nga EDO e FSK-se. EOD e FSK-se ka ardhur në vendngjarje në ora 20:40 dhe deri në këtë kohe patrulla policisë ka bërë sigurimin vendin të ngjarjes”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Samadrexha fiton finalen e tretë, kthehet në garë për titull

Samadrexha e ka fituar finalen e tretë të plejofit dhe është kthyer në garë për titull të kampionit në Superligën e Kosovës në hendboll...

Bedri Hamza nga Prizreni: Kosovës i duhet më shumë shpresë dhe optimizëm

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, sonte ka marrë pjesë në “Rock&Blues Fest” në Prizren, bashkë me kryetarin e Komunës, Shaqir...

Lajmet e Fundit