Amerika me Kosovën

Ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Gregory Dellawie, i cili ka filluar detyrën prej dy javësh, deklaroi në një intervistë eskluzive për RTK, se interesi amerikan në Kosovë ka qenë, është dhe do të mbetet shumë i lartë.

Promovimi i zhvillimit ekonomik, forcimi i sundimit të ligjit dhe promovimi i sigurisë rajonale, sipas tij, janë tre prioritetet e SHBA në Kosovë.

“Zhvillimi ekonomik dhe sundimi i ligjit shkojnë ngushtë njëra me tjetrën. Nuk mund të ketë investime pa sundim të ligjit”, tha ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Gregory Dellawie.

Ai ka folur për marrëveshjet me Serbinë, ku ka pagëzuar qeverinë e Kosovës për arritjen e tyre, zhvillimin e përgjithshëm të demokracisë etj etj.

“Interesi yne është të promovojmë një Evropë të plotë dhe tregimi i Kosovës e plotëson këtë. Vetëm javën e fundit kemi pasë tre delagacione për një muaj e gjysmë. SHBA janë këtu edhe përmes KFOR’it. Jemi dukë ndërtuar një ambasadë te re, që tregon përkushtimin tonë. Prej ditës së pare jemi me Kosovën”, tha ambasdori amerikan Gregory Dellawie, duke treguar për interesin amerikan në Kosovë.

Më Shumë

LDK në Prizren uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin

Dega e LDK-së në Prizren ka zhvilluar një vizitë në Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren me rastin e festës së Kurban Bajramit, ku...

Liria “shkatërron” Dinamon në Ferizaj, siguron playoff-in për Superligë

Liria ka mbyllur sezonin e rregullt me fitore spektakolare 5-1 ndaj Dinamo Ferizaj, duke siguruar një vend në playoff-in për Superligë, raporton PrizrenPress. Skuadra prizrenase e...

Lajmet e Fundit