Krasniqi: Gjykata në Prizren, liroi personin me 150 vepra penale

Drejtori i Policisë së Kosovës në Prizren Nexhmi Krasniqi ka kritikuar gjyqësorin në këtë qytet, për gjykimin joprofesional, që po i bënë ndaj personave të përfshirë në vepra kriminale.

Ai thotë një person, që ka pasur 150 raste të ndryshme penale është liruar nga Gjykata Themelore në Prizren.

“Si ka mundësi të ndjehet i lirë qytetari kur sheh që personi me 150 vepra të ndryshme penale, lirohet brenda 48 orësh”, ka thënë Krasniqi për TV Besa.

Krasniqi tregon se krimi i organizuar ka shënuar rënia në rajonin e Prizrenit.

“Kemi rënie të krimit”, tregon ai.

Krasnqi thotë se policia në Prizren, po ashtu gjatë sezonit veror ka realizuar me sukses planin operativ të sigurimit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Valmir Kakruki te Bashkimi

Bashkimi pritet ta zyrtarizojë shpejtë transferin e parë të ri për sezonin e ardhshëm. Siç ka mësuar AsistiOnline.com, portokallinjët kanë arritur marrëveshje me Valmir Kakrukin. Lojtari...

Iu vra babai në Masakrën e Tusuzit, Islam Thaçi rrëfen tmerrin pas 27 vjetësh

Islam Thaçi, invalid i luftës, ka folur për Masakrën e Tusuzit në 27-vjetorin e shënimit të saj. Në një intervistë për gazetarin korrespodent të “Ora...

Lajmet e Fundit