Krasniqi: Mustafa nuk ka qenë kurrë njeri i sfidave të madha

Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, nuk ka qenë kurrë njeri i sfidave të madha, prandaj edhe vendimet e fundit që i ka marrë ai në emër të Kosovës, janë shumë të dëmshme për shtetin.

“Kryeministri Mustafa në asnjë kohë të jetës së tij nuk është treguar njeri i sfidave as i vendimeve të mëdha dhe është më shumë se iluzore që të pritesh ndonjë sfidë a vendim për të qenë në ketë moshë.

Kryeministri e pat rastin të tregohet, natyrisht në moshë të thyer, të tregoj se dinë e guxon të sfidoi në interes të sovranitetit të vendit. I pat tri mundësi për të sfiduar e marrë vendime në mbrojtje të sovranitetit të shtetit, në mbrojtje të tërësisë territoriale dhe mos të lejojë sovranitetin e Serbisë në asnjë pjesë të Kosovës. Dhe në të tri këto raste ai dështoi.

Rast tjetër për të sfiduar e marrë vendime të rëndësishme për vendin nuk ka”, ka shkruar ish anëtari i Partisë Demokratike në Facebook.

Krasniqi me këtë shkrim, iu kundërpërgjigj Mustafës, i cili, po në Facebook, kishte shkruar se “ky vit po kalon si vit i sfidave dhe vendimeve të mëdha”, duke përmendur Dhomat e Veçanta të Gjykatës Speciale, shënjimin e kufirit me Malin e Zi dhe arritjen e marrëveshjeve me Serbinë.

Më Shumë

Vdes 63-vjeçari në Prizren, trupi dërgohet për obduksion – nisin hetimet

Një 63-vjeçar ka humbur jetën në orët e hershme të mëngjesit në Prizren, pasi ishte dërguar në gjendje të rëndë në Emergjencën e Spitalit...

Në Prizren shënohet 27-vjetori i operacionit të UÇK-së `Shigjeta`

Sot në Prizren është shënuar 27-vjetori i operacionit “Shigjeta” i kryer nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Në këtë manifestim morën pjesë përfaqësues institucionalë, ish-komandantë...

Lajmet e Fundit