Qeveria shkel mbi dëmet e luftës

Qeveria e Kosovës akoma nuk po merr guxim që para palës serbe, në negociatat e Brukselit, apo me ndonjë nismë tjetër të bisedimeve, të nxjerrë në diskutim dhe të kërkojë nga shteti serb kompensimin e faturës së dëmeve të luftës në Kosovë, që janë shkaktuar në fund të viteve 90-ta, shkruan Kosova Sot. Gazeta i është drejtuar Qeverisë me pyetje se kur pritet që dëmet e luftës të bëhen objekt trajtimi, me kusht të normalizimit të plotë të raporteve në mes të të dyja vendeve, por në këtë pikë ekzekutivi i vendit nuk ka dhënë përgjigje.

Sidoqoftë, analistët e fushës së ekonomisë, të politikës dhe njohës të fushës së sundimit të ligjit, bëjnë presion publik mbi ekzekutivin e vendit që kjo çështje të aktualizohet pa ndonjë vonesë, sepse pas 16 vjet pas luftës është tepër emergjente dhe e domosdoshme që në mesin e temave për dialog me Serbinë të jetë edhe çështja e dëmeve të luftës, që ua ka bërë qytetarëve dhe bizneseve në Kosovë.

“Unë gjykoj se kjo Qeveri nuk ka as kapacitet moral, as funksional për t’u përballur me tema serioze të nevojshme për trajtime të drejta, edhe nga fakti se në raport me Serbinë ishte dhe mjerisht mbetet inferiore dhe e pareciprocitet të ndërsjellë’, thotë profesor Riza Smaka për Kosova Sot.

Më Shumë

Vdes 63-vjeçari në Prizren, trupi dërgohet për obduksion – nisin hetimet

Një 63-vjeçar ka humbur jetën në orët e hershme të mëngjesit në Prizren, pasi ishte dërguar në gjendje të rëndë në Emergjencën e Spitalit...

Samadrexha fiton finalen e tretë, kthehet në garë për titull

Samadrexha e ka fituar finalen e tretë të plejofit dhe është kthyer në garë për titull të kampionit në Superligën e Kosovës në hendboll...

Lajmet e Fundit