19.2 C
Prizren
E martë, 29 Prill, 2025

Gjeneral Cikaqi ndër tetë studentët më të mirë të Institutit të Gjuhëve në SHBA

Instituti i Mbrojtjes së Gjuhëve në Teksas të SHBA-ve e ka zgjedhur gjeneralin e FSK-së, Enver Cikaqin, në mesin e tetë studentëve më të mirë në dhjetë vjetët e fundit të studimeve. Ky është edhe një sukses i FSK-së, e që dëshmon se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po i kushton rëndësi të madhe shkollimit të pjesëtarëve të saj, përmes trajnimeve në qendrat më të mëdha botërore, me qëllim të ngritjes në aspektin profesional dhe të udhëheqjes. Ky është edhe sukses i vetë gjeneral Cikaqit, kur dihet se, në këtë Institut me famë, studiojnë me qindra studentë-ushtarakë nga mbarë Bota. Në Hollin e Institutit, që njëherit quhet “Muri i Famës” fotografia e gjeneral Enver Cikaqit është e renditur e gjashta.

Enver Cikaqi ne murin e fames

Gjeneral brigade Enver Cikaqi është komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes të FSK-së, në Ferizaj. Studimet në Institutin e Mbrojtjes të Gjuhëve në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka kryer, në vitin 2010, ku ka treguar rezultate të larta gjatë studimeve.

Ceremonia e përzgjedhjes së tetë studentëve më të mirë u mbajt, më 21 gusht 2015, ku u bë përzgjedhja e studentëve të dalluar gjatë studimeve dhe të cilët kanë krijuar karrierë të suksesshme, e që kanë qenë pjesë e studimeve të këtij Institucioni. Fotot e vendosura në “Murin e Famës” mbesin pjesë e historisë së Shkollës. Institutin e Mbrojtjes së Gjuhëve e kanë kryer me sukses edhe dhjetëra oficer e nënoficerë të FSK-së, që nga viti 1999 e deri më sot.

Vlerësimi që i është bërë komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) gjeneral brigade Enver Cikaqi nga ky Institut është nder për vetë Forcën e Sigurisë së Kosovës, Kosovën dhe Gjeneral Cikaqin.

Komandanti i KDS-së, gjeneral brigade Enver Cikaqi ka fituar të drejtën e shkollimit, për një vit, edhe në Kolegjin Mbretëror të Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, që është një ndër Kolegjet me Famë Botërore, nga ky Kolegj, kanë dalë gjeneral dhe udhëheqës të njohur të shumë shteteve. Gjenerali Enver Cikaqi po i ndjek studimet në programin e Mbrojtjes në Kolegjin e Mbrojtjes në Londër. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Limaj reagon pas vdekjes së luftëtarit Shala: Na lidhi vendlindja dhe rinia, ndërsa na bashkoi lufta

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas vdekjes së ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Naser Shala – “Ftyra”. Limaj ka thënë...

Ballkani “blindon” pozitën e dytë në tabelë, mund Malishevën

Ballkani ka fituar ndaj Malishevës me rezultat 3:2 në xhiron e 31-të të Superligës së Kosovës. Me këtë fitore, Suharekasit numërojnë 57 pikë në pozitën...

Lajmet e Fundit