Aksident fatal në Prizren, dy gra vdesin e tre lëndohen

Policia e Kosovës, njofton se rreth orës 03:25 minuta, në rrugën magjistrale Prizren-Suharekë, saktësisht në fshatin Lubizhdë, përballë restorantit “Luksory”, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku i cili ka lënë të vdekura dy gra dhe tre të tjerë të lënduar: një rënd e dy lehtë.

Sipas hetuesve të trafikut rajonal që kanë kryer hetime në vendin e ngjarjes thuhet se vetura Golf II në të cilën ndodheshin katër gra dhe një burrë kishte dalë nga restoranti dhe ishte kyçur në rrugë për në Prizren dhe pas nja 25 metrash, nga prapa, goditet nga një veturë e llojit BMW e cila vinte me një shpejtësi të papërshtatshme.

Në raporte hetimore ceket se shoferi i veturës ne momentin e aksidentit kishte qenë nën ndikim të alkoolit (1.62 promil).

Në vendin e ngjarjes kanë humbur jetë dy motra të moshës 60 dhe 65 vjeçe.

Ndërsa ndihmë mjekësore kanë kërkuar katër persona, ndër ta edhe shoferi i dyshuar i cili pas lirimit nga urgjenca është arrestuar. Trupat e pa jetë janë dërguar në autopsi. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kosovarët për Bajram drejt Shqipërisë, rritje e fluksit në Morinë

Shumë kosovarë kanë shfrytëzuar ditën e Kurban Bajramit për të festuar dhe për të vizituar qytetet dhe pikat turistike në Shqipëri. Dita e Kurban Bajramit...

Bob Dylan feston 85-vjetorin, ikona që ndryshoi historinë e muzikës moderne

Sot shënohet 85-vjetori i lindjes së Bob Dylan, një prej figurave më të rëndësishme të muzikës moderne dhe autor i disa prej këngëve më...

Lajmet e Fundit