12.7 C
Prizren
E premte, 30 Maj, 2025

Shkullaku: Komunikimi i fundit nuk e tensionon situatën

Analisti politik Armand Shkullaku e ka vlerësuar normal komunikimin e fundit ndërmjet përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje! dhe kryeministrit Isa Mustafa.

Ai ka thënë se fyerjet verbale ndërmjet kryeministrit Isa Mustafa dhe udhëheqësve të VV-së janë në suaza të komunikimit demokratik.

Në në intervistë për “Epokën e re”, Shkullaku ka mohuar mundësinë se kjo mënyrë e komunikimit ta tensionojë skenën politike në Kosovë.

“Në suaza të komunikimit demokratik, mendoj se është normale. Them se kjo mënyrë e komunikimit është e kuptueshme. Nuk mund të themi se është e pranueshme”, ka thënë Shkullaku.

Ai ka bërë me dije se tensionet politike ndërmjet pozitës dhe opozitës lindin vetëm atëherë kur mungojnë hapësirat demokratike.

“Mendoj se çdo formë proteste, çdo mënyrë e komunikimit, për sa kohë është brenda një hapësire dhe norme demokratike, nuk mendoj se përbën ndonjë shqetësim. Besoj se tensionimet nuk lindin për shkak të tensionimit apo protestave, por në atë çast kur mungojnë hapësirat demokratike”, ka thënë Shkullaku, duke shtuar se mazhoranca e fuqishme ka imponuar një reagim të fortë të opozitës.

Duke folur për protestën e paralajmëruar nga Lëvizja Vetëvendosje! për ta kundërshtuar asociacionin e komunave me shumicë serbe, ai ka thënë se protesta do të jetë e suksesshme vetëm nëse ka përkrahje të madhe të qytetarëve. Sa i përket kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje! për dorëheqjen e kryeministrit Isa Mustafa, Shkullaku ka thënë se është në të drejtën e tyre të kërkojnë diçka të tillë, duke shtuar se mosrealizimi i kësaj kërkese, VV-së mund t’i kushtojë me kosto elektorale.

“Nëse VV-ja është e bindur se Isa Mustafa duhet të largohet, është në të drejtën e saj ta kërkojë këtë gjë, por nëse nuk ia arrin qëllimit, pra dështon në këtë objektivë, sigurisht se kjo do të ketë edhe një kosto elektorale në llogari të Lëvizjes Vetëvendosje!”, ka thënë Shkullaku.

Më Shumë

Duda Balje thotë se nëse Fatmir Limaj kandidohet për kryetar parlamenti, do ta mbledhë partinë për të diskutuar

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, sot është pyetur nga gazetarët edhe për qëndrimin që do të mbajë nëse LVV do ta propozojë...

Sindikata e sektorit privat kërkon që rroga minimale të jetë 600 euro

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat ka njoftuar për kërkesën e tyre për bërjen e pagës minimale së paku 600 euro. Në komunikatën...

Lajmet e Fundit