Haradinaj paralajmëron protesta

Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka vendosur që të protestojë kundër Qeverisë “Mustafa” dhe vendimeve që po merr kjo e fundit. Sipas AAK-së vendimet e tilla janë në dëm të vendit.

Këtë e ka bërë të ditur të mërkurën kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie.

Sipas Haradinajt, arsyet e protestimit kanë të bëjnë me nivelin e lartë të korrupsionit në Qeveri, mungesës së zhvillimit ekonomik dhe marrëveshjet e fundit me vendet fqinje. Megjithatë, Haradinaj nuk ka dhënë ndonjë datë se kur mund të nisin protestat, ndërsa ka sqaruar se nuk bëhet fjalë vetëm për protesta klasike, por, sipas tij, ato do të jenë në forma të ndryshme.

Lideri i AAK-së ka thënë se situata është shumë më serioze sesa në protestat e janarit kur u protestua kundër ish-ministrit, Aleksandar Jabllanoviq../zeri/

Më Shumë

Bashkimi ruan bërthamën e skuadrës: Vazhdojnë Bunjaku, Zeqiri dhe Shorter

Bashkimi ka njoftuar të premten në mbrëmje vazhdimin e bashkëpunimit me Valon Bunjakun, Lejson Zeqirin dhe Shanon Shorter. Kapiteni Valon Bunjaku ka rinovuar kontratën edhe...

VV bën homazhe për 27 martirët e Lagjes së Trimave në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka bërë homazhe përkujtimore në nder të 27 martirëve të Lagjes së Trimave, të vrarë gjatë luftës në Kosovë. Sipas njoftimit...

Lajmet e Fundit