Emnolina Begaj nga Zhuri, përfaqëson “Miss Globin 2015”

Emnolina Begaj, modele nga Zhuri i Prizrenit është përzgjedhur që të përfaqësojë Kosovën në “Miss Globin 2015?, e cila mbahet me datën 8 tetor në Toronto të Kanadasë.

Ajo është duke i bërë përgatitjet e fundit para pjesëmarrjes në këtë ngjarje të veçantë të bukurisë.

Emnolina , thotë se lajmi për të qenë pjesë e “ Miss Globin 2015” e ka befasuar atë, dhe tani ajo është përkushtuar për të përfaqësuar sa më suksesshëm Kosovën dhe kombin në këtë garë.

Ajo tregon se qysh nga fëmijëria, ëndërr e saja ka qenë që të merret me modelizëm, dhe për këtë arsye ajo është motivuar nga shoqëria e në radhë të parë edhe nga familja.

Emnolina, falënderon të gjitha institucionet për mbështetje materiale dhe kreatoren e modës , Suzana Susuri,e cila është përkujdesur dhe do të vijojë të bëjë një gjë të tillë me veshjet e saja .

Emnolina, me mjaft sukses i ndjek studimet për Gjuhë Angleze në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”.

Ajo thotë se përkundër angazhimeve në modelizëm, ndër prioritetet jetësore aktualisht i ka edhe studimet.

Ajo ka ambicie të mëdha në të ardhmen, pasi që pretendon të depërtoj në tregun evropian dhe botëror të modës.

“Thjesht synoj të shkelë pistat botërore”, thotë Emnolina.

Për të arriturat e deritanishme në jetë të Emnolinës, është tejet i lumtur babai i saj, Selimi, invalid i luftërave në trojet shqiptare. Më së shumti ai i është gëzuar përzgjedhjes së bijes së tij, për të marrë pjesë në një nga ngjarjet më të rëndësishme të modelizmit dhe kontestit të bukurisë siq është “Miss Globin 2015”.

Selimi, thotë se përkundër vështirësive financiare ai është munduar me mish e më shpirt që të mbështes të bijën, ndërsa ka falënderuar qeverinë lokale të Prizrenit dhe kryetarin Muja për përkrahjen e zotuar materiale të Ermolinës në shumë prej 5 mijë eurove për në Kanada, ndërsa ministria e kulturës do ta ndihmojë atë me vetëm 500 euro, shumë kjo e cila as për së afërmi nuk i plotëson kërkesat e nevojshme, thotë babai i Emnolinës. /TV Prizreni/

Më Shumë

Një grua në Malishevë sulmohet fizikisht nga burri dhe vëllëzërit e tij

Një rast i dhunës në familje është raportuar me datë 22.05.2026 në Malishevë. Një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj...

Arrestohet një person në rrugën Restelicë–Strezimir , policia i gjen thikë dhe sprej

Një person është arrestuar më 26.05.2026 rreth orës 10:30 në rrugën Restelicë – Strezimir, nën dyshimin për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të...

Lajmet e Fundit