11.2 C
Prizren
E martë, 4 Nëntor, 2025

Braktisin shkollën në kërkim të një cope bukë

Ka dy javë që procesi mësimor ka filluar në mbarë shkollat e vendit.

Rreth 400 mijë nxënës, sipas statistikave të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës (MASHT) kanë nisur sivjet vitin shkollor.

Por, jo të gjithë nxënësit që llogariten në këtë shifër janë ulur në bankat e shkollës. Shumë fëmijë të komuniteteve romë, shkali, si dhe egjiptas, në vend të shkollave, ndodhën pranë kontejnerëve duke kërkuar ushqim, gjësende tjera, diku tjetër ata shihen teksa mbledhin kanaqe, pastrojnë xhamat e veturave…

Institucionet e Kosovës nuk posedojnë shifër të saktë se sa fëmijë të këtij komuniteti kanë braktisur shkollën.

Por, as denoncimet për braktisjen e shkollës nga këta fëmijë nuk kanë çuar peshë për institucionet.

Në janar të këtij viti, Ministria e Arsimit është informuar nga kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane (PLE) dhe deputeti i Kuvendit, Veton Berisha, se 50 nxënës të shkollës fillore “Xhemail Kada” në Pejë e kanë braktisur procesin mësimor që nga viti akademik 2013/2014.

Ai ka dorëzuar të gjithë listën me emra e mbiemra të nxënësve në Ministri, duke kërkuar ndihmë nga ky dikaster qeveritar që t’u ndihmohet këtyre nxënësve për rikthim në shkollë..

Më Shumë

Gjykata Supreme ia rrëzon ankesën e kandidatit për kryetar të Mamushës

Gjykata Supreme e ka refuzuar ankesën e kandidatit për kryetar të Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniç, nga subjekti politik Kosova Demokratik Turk Partisi (KDTP),...

Krasniqi me disponim të mirë krah Totajt: Prizreni i Shaqës është Prizreni i ëndrrave tona

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka udhëtuar drejt Prizrenit për kryetarin aktual të kësaj komune, njëherësh kandidat për një mandat tjetër, Shaqir Totajn. Përmes një...

Lajmet e Fundit