IPK nis hetimet ndaj policëve që dyshohet se kanë vizituar “Kobrën”

I?nspektorati Policor i Kosovës ka nisur hetimet pas deklaratës së Dibran Hoxhës, punëtorit të “Kobrës” në Prizren se edhe policët e vizitojnë këtë lokal.

Arbër Beka, zëdhënës në IPK tha për KALLXO.com se Inspektorati nuk ka pasur një informacion të tillë para publikimit të kësaj storie.

“Pas publikimit të disa informacioneve nëpër media, Inspektorati Policor ka kontaktuar se pari drejtpërdrejt gazetarin dhe është në proces të analizimit të informacioneve”, tha ai.

Të premten emisioni “Drejtësia në Kosovë” shfaqi një hulumtim për rastet e hapura që prokuroria dhe policia kanë ndaj valltares Donjeta Kasumi të njohur si “Kallashi” dhe Dibran Hoxhës, njeriut që i rri afër asaj.

Më Shumë

Totaj viziton Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren për Kurban Bajramit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me kandidatët për deputetë, drejtorë, asambleistë dhe bashkëpunëtorë të kabinetit, ka vizituar Këshillin e Bashkësisë...

Malisheva përballet me mungesë uji dhe energjie

Malisheva vazhdon të përballet me mungesë të ujit të pijshëm dhe ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme...

Lajmet e Fundit