Festivali Ndërkombëtar i Poezisë, tregues i vlerave kulturore të Rahovecit

Gjatë ditës së martë në ambientin e bukur të restorantit “Esra Palace” në Rahovec, ka filluar Festivali Ndërkombëtar i Poezisë, i organizuar në mënyrë të shkëlqyer nga poeti i mirënjohur rahovecas dhe me famë ndërkombëtare, Fahredin Shehu, ku ishin të pranishëm 49 poetë nga të gjitha kontinentet, zv.ministri i Ministrisë për KRS, Rexhep Hoti, dhe shumë mysafirë , dashamirë të artit, poezisë dhe kulturës në përgjithësi.

Prania e poetëve nga të gjitha kontinentet, është treguesi më i mirë i kulturës që posedon qyteti i Rahovecit, dhe ky festival do të jetë tashmë tradicional, ndërkaq me numrin e pjesëmarrësve është më i madh që po mbahet në vendin tonë.

Që festivali të jetë i suksesshëm, kanë kontribuar edhe dyshja e moderatorëve, Behare Bajraktari dhe Ali Dula, të cilët fillimisht përshëndetën poetët pjesëmarrësit për rrugën e tyre të gjatë deri në Rahovec, ndërkaq theksuan se vendi ynë është një shtet i ri, por që po rritet shpejt, duke tentuar të jetë i barabartë dhe i vëllazëruar me çdo vend të qytetëruar të botës, prandaj këto vlera artistike prezantohen sot në Rahovec, qytetin e rrushit.

Zv. ministri i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, pasi përshëndeti poetët nga gjithë bota, posaçërisht krijuesin e këtij festivali, Fahredin Shehun, thotë se ngjyra, dhe dukja e poetëve rrjedh nga veprat e tyre.

Drejtori i festivalit, Fahredin Shehu, thotë se pas shumë përpjekjeve dhe periudhe të gjatë, me ndihmën e Ministrisë për KRS dhe shumë donatorë, kemi arritur që të organizojmë festivalin ndërkombëtar të poezisë, i cili do të jetë tashmë tradicional.

Festivali ka pasur edhe pjesën artistike dhe muzikore, ku sopranoja Ardita Ukaj ka ekzekutuar këngën “Asaman” nën përcjelljen e Fatmir Pistës, ndërkaq një pikë baleti kanë ekzekutuar fëmijët e Shoqatës ” Hareja ” në Rahovec.

Në fund të ditës së parë të festivalit, i cili do të mbahet tre ditë, të gjithë poetët të pranishëm kanë recituar vargjet në gjuhë të tyre. / PrizrenPress.com

Më Shumë

Iu vra babai në Masakrën e Tusuzit, Islam Thaçi rrëfen tmerrin pas 27 vjetësh

Islam Thaçi, invalid i luftës, ka folur për Masakrën e Tusuzit në 27-vjetorin e shënimit të saj. Në një intervistë për gazetarin korrespodent të “Ora...

Kurban Bajrami, BIK publikon orën e faljes së namazit

Kurban Bajrami do të falet të mërkurën, më 27 maj 2026, në orën 05:40 në të gjitha xhamitë e Kosovës. Bashkësia Islame e Kosovës ka...

Lajmet e Fundit