7.2 C
Prizren
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025

I raportojnë Begajt

Këshilli i Drejtorëve, i drejtuar nga Kryetari i Komunës së Malishevës,Ragip Begaj, sot ka mbajtur takimin e rregullt të së hënës, ku drejtorët e drejtorive komunale, kanë raportuar për punët dhe aktivitetet e tyre, gjatë javës së kaluar dhe planifikimet e tyre për javën në vijim.

Në kë këtë mbledhje, drejtorët e drejtorëve përkatëse, thanë se realizimi i projekteve po vazhdon sipas planifikimeve, ndërsa shumë projekte të këtij viti, kanë përfunduar dhe disa projekte tjera dy vjeçare, janë në proces e sipër. Gjatë javës së kaluar ka pasur disa aktivitete kulturore dhe rinore, si dhe dy klube sportive të formuara kohëve të fundit, pritet të startojnë në garat e përcaktuar sipas federatave përkatëse.

Po ashtu, mësimi në të gjitha shkollat po vazhdon normalisht, përderisa po vazhdojnë renovimet nëpër disa shkolla, si dhe janë bërë përgatitjet për fillimin e furnizimit me lëndë djegëse për të gjitha shkollat e Komunës së Malishevës.

Edhe në shërbimet shëndetësore, çdo ditë e më tepër po investohet në mjete konkretizuese, me qëllim të ofrimit të shërbimeve më të mira për qytetarët e Komunës së Malishevës. Njëjtë është duke u vepruar edhe bujqësi, ku drejtoria përkatëse, pritet që gjatë kësaj jave të filloj me implementimin e tri projekteve, për furnizimin me makineri në fushën e pemëtarisë, në makina mjelëse dhe në koshere për bletarët.

Sa i përket sektorit të financave, u tha se deri më tani të gjitha projektet janë realizuar sipas planifikimeve buxhetore. Ndërsa kjo drejtori ka hartuar edhe projekt buxhetin 2016-2018, të cilin e a ka dorëzuar në Kuvend të Komunës, i cili do të shqyrtohet në dy lexime në kuvend.

Në mbledhjen e sotme u bë e ditur, se gjatë javës së kaluar ka pasur nëntë raste të zjarreve, kurse sa i përket shërbimit të inspektoratit, u tha se tek tregu i gjelbër, është një problem me urën, e cila është e ngushtë dhe po shkakton edhe probleme në trafik, gjatë ditëve të tregut, ndërsa ekspozimi i mallrave nga subjektet afariste, po respektohet shumë mirë dhe malli nuk po ekspozohet jashtë lokaleve.

Sipas drejtorisë së administratës, me gjithë fluksin e madh të mërgimtarëve, të gjitha shërbimet janë kryer me sukses dhe nuk janë regjistruar ankesa. Ndërsa tek shërbimet publike, u bë e ditur se është riparuar ndriçimi publik në lagjen e “Gurit” në Malishevë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sonte nis Big Brother VIP Albania 5, ja emrat e përfolur dhe banori i parë i konfirmuar

Sonte, më 20 Dhjetor 2025, në orën 21:15, hap dyert edicioni i pestë i Big Brother VIP Albania nën moderimin e Ledion Liços. Media kanë...

KBF Bashkimi, klubi më i mirë i vitit

KBF Bashkimi është vlerësuar me çmimin prestigjioz “Klubi më i Mirë” për vitin 2025 në kategorinë e femrave, ndarë nga Federata e Basketbollit të...

Lajmet e Fundit