0.9 C
Prizren
E shtunë, 28 Shkurt, 2026

Gjithçka gati për “Takimet e Gjeçovit 2015”

Në Zym të Hasit, komuna e Prizrenit, ditën e shtunë, më 10 tetor 2015, duke filluar nga ora 11, mbahet edicioni i 44-të i manifestimit letrar, kulturor e shkencor “Takimet e Gjeçovit 2015”.

Manifestimin e organizon Shoqata e Shkrimtarëve “Shtjefën Gjeçovi” e Zymit në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës dhe të Drejtoratit të Kulturës të komunës së Prizrenit.

Si zakonisht manifestimi përbëhet prej dy pjesëve qendrore: Tribuna që sivjet i kushtohet “Vendit të Kosovës në UNESCO”. Për këtë çështje do të mbahen katër kumtesa nga kuadrot më përgjegjëse të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës, të Shqipërisë dhe të UNESCO-s.

Në vazhdim do të hapen dy ekspozita: Njëra në temën “Fotografia familjare” e studentëve të etnografisë të Universitetit publik “Hasan Prishtina” të Prishtinës, dhe ekspozita tjetër do të jetë e artistit dhe skulptorit Llesh Biba, nga Tirana, ku do të ekspozohen punime – drugdhendje me motive të ndryshme.

Ndërkaq, pjesa e dytë do të jetë “Ora letrare Anton Pashku”, në kuadër të së cilës së pari shënohet përvjetori i Pjetër Bogdanit (flet Prend Buzhala), e pastaj 15 poetë nga viset etnike shqiptare dhe diaspora do t’i deklamojnë poezitë e tyre.

Në kuadër të manifestimit letrar, kulturor e shkencor “Takime e Gjeçovit 2015”, sikurse edhe vjetëve të mëparshme, jepen edhe çmimet: “PLAKETA PJEËR BOGDANI”, “PLAKETA SHTJEFËN GJEÇOVI” dhe “PLAKETA ANTON PASHKU”, si dhe çmimi kryesor “UNAZA E KATIT” (Katarina Josipi).

Do përmendur se në kuadër të këtij evenimenti kulturor pritet që të përurohet edhe rruga Zym-Shëngjergj-Mulliri me Erë, asfaltimin e të cilës e kreu ditë më parë komuna e Prizrenit.

Në fund, para të pranishmëve do të shfaqet një program i begatë kulturo-artistik Ansambli etno-kulturor “Katarina Josipi” e Zymit.

Më Shumë

Rasti i fajdesë në Rahovec: Viktima mori afro 7 mijë €, e veç kamatë u detyrua t’i paguajë 14 mijë

Një burrë është arrestuar mesditën e djeshme në Rahovec, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të fajdesë. Sipas informacioneve të Klankosova.tv, ai është prangosur...

Prizreni gati për spektaklin madhor sportiv 2026, nis më 5 mars

Prizreni po përgatitet për një vit historik sportiv, me nisjen e aktiviteteve të “Prizreni Qytet Evropian i Sportit 2026”. Ekipi organizativ zhvilloi sot takim...

Lajmet e Fundit