18.9 C
Prizren
E hënë, 9 Qershor, 2025

Qeveria i frikësohet mosratifikimit të marrëveshjeve

Vazhdimi këmbëngulës i qëndrimit të Qeverisë së Kosovës, që marrëveshjet e 25 gushtit në Bruksel të mos nxirren për ratifikim në Kuvend, pavarësisht presionit të opozitës, nga analistë politikë dhe ekspertë të kësaj fushe po cilësohet si një skenar serioz i gatishmërisë së Qeverisë për të bërë shkelje kushtetuese. Ata thonë se pozita e bën këtë nga fakti se nuk i ka votat e mjaftueshme për t’i ratifikuar këto marrëveshje në legjislativin e Kosovës, madje as votat e koalicionit, prandaj në deklarimet publike në arsyetimin e anashkalimit të Kuvendit, po bëhet edhe keqinterpretohet Ligji për ratifikimin e marrëveshjes së parë ndërkombëtare të parimeve që rregullojnë normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

“Këta po abuzojnë me ligjet, po abuzojnë me të vërtetën, po abuzojnë me shtetin dhe po përhapin të pavërteta, po përgënjeshtrojnë. Është e vërtetë që edhe kjo për Asociacionin është një marrëveshje e veçantë. Edhe në raportin e fundit nga takimet e Brukselit, me të cilin Brukseli iu jep vlerësimet dhe detyrat se çka është realizuar dhe çka nuk është realizuar, çdo kund edhe takimit të 25 gushtit dhe dokumentit të miratuar i referohet si marrëveshje. Pra, marrëveshje e 25 gushtit nga ana e Brukselit quhet marrëveshje e veçantë dhe nuk i referohet askund si aneks-marrëveshje apo si pjesë e marrëveshjes së 19 prillit 2013. Është një marrëveshje që ka individualitetin dhe veçoritë e një marrëveshjeje krejtësisht të veçantë, e cila nuk duhet të neglizhohet, por, sipas ligjit, dhe Kushtetutës duhet të shkojë si dokument i veçantë edhe në Parlament për ratifikim”, thotë eksperti për çështje legjislative Mazllum Baraliu për “Kosova Sot”.

Më Shumë

Hasani e pranon se kishte kërkesë për mbështetje nga VV-ja, tregon kushtin e tij

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani ka pranuar se ka pasur kërkesa nga Lëvizja Vetëvendosje që ta mbështesë Albulena Haxhiun si kryetare e Kuvendit të...

Hasi përkujtoi 43 dëshmorët që flijuan jetën për atdhe

Në përvjetorin e 26-të të flijimit të tyre për liri, zona e Hasit, familjarë të dëshmorëve dhe organizatat e dala nga lufta përkujtuan 43...

Lajmet e Fundit