9.6 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Dokumentar për Rugovën në 10-vjetorin e vdekjes

Me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugovës, do të prezantohet një dokumentar me karakter shkencor e historik i titulluar “Në hap me Rugovën”, realizuar nga bashkëpunëtori i tij i ngushtë, Adnan Merovci.

“Dokumentari do të përfshijë fëmijërinë, shkollimin e mesëm dhe universitar, aktivitetin intelektual dhe politik të presidentit Rugova, me theks të veçantë në periudhën 1989 deri në vdekjen e tij (2006).

Dokumentari do të përbëjë materiale ekskluzive nga arkiva personale e autorit (video dhe foto unike, dokumente ekskluzive), po ashtu bashkëbisedime, intervista me mbi 50 ish bashkëpunëtorë të Rugovës brenda dhe jashtë Kosovës, diplomatë dhe zyrtarë të lartë shtetërorë të asaj kohe nga Shqipëria, Evropa dhe Amerika”, shkruhet në faqen zyrtare të Merovcit në rrjetin social Facebook.

Merovci kohë më parë pat botuar edhe një libër kushtuar ish-presidentit Rugova, të titulluar gjithashtu “Në hap me Rugovën”, ku ai flet për përvojat e tij si një njeri që e ka shoqëruar atë në kohëra shumë të vështira.

Dokumentari pritet të promovohet më 20 janar, ditën kur mbushen 10 vjet nga vdekja e Rugovës. /KosovaLive

Më Shumë

Olimpiada e Kimisë mbahet me sukses në Suharekë

Në Komunën e Suharekës është organizuar me sukses Olimpiada e Kimisë, ku morën pjesë nxënës nga shkollat e mesme të larta të kësaj komune. Sipas...

Arti në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar Ilir Shkurti

Është ndarë nga jeta në moshën 68-vjeçare aktori pogradecar Ilir Shkurti, një nga figurat e njohura të jetës artistike të qytetit. I lindur më 30...

Lajmet e Fundit