Femra ther femrën në Rahovec

Është arrestuar një femër nga fshati Vërnjak të Rahovecit, pasi dyshohet se pas një zënke kishte therur një femër tjetrë.

Në raportin e policisë thuhet se dje rreth orës 15 e 40 minuta, një femër shqiptare nga Kosova, dyshohet se pas një mosmarrëveshje e ka therur me thikë viktimën, po ashtu femër, shqiptare e Kosovës.

Bëhet e ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com

Më Shumë

Aktivitet sensibilizues në Prizren kushtuar Ditës Botërore të Melanomës

Me një aktivitet vetëdijesues, të martën në sheshin “Shatërvan” në Prizren është shënuar Dita Botërore e Melanomës, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës...

Zyrtare: Adrio Bailey, përforcimi më i ri i Bashkimit

Bashkimi ka zyrtarizuar transferimin e basketbollistit amerikan Adrio Bailey për edicionin e ri. “Mirë se vjen, Adrio Bailey!”, ka njoftuar klubi prizrenas përmes rrjeteve sociale,...

Lajmet e Fundit