-2.4 C
Prizren
E enjte, 1 Janar, 2026

Përkujtohen Xhelal Hajda dhe Selajdin Mullabazi

Me homazhe dhe akademi solemne sot u përkujtua 17 vjetori i rënies së heronjve Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabazi-Mici nga komuna e Rahovecit dhe dëshmorëve Bektesh Haliti, Nezir Ymeri dhe Hamdi Hajrizi nga komuna e Vushtrrisë, të cilët ranë heroikisht me datën 06.11.1998, mbi fshatin Opterushë të komunës së Rahovecit.

Të pranishëm në homazhet e bëra të vendi i rënies dhe në akademinë e organizuar nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Rahovecit morën pjese përveç kryetarit Idriz Vehapi dhe stafit të tij, familjarë, bashkëluftëtarë të dëshmorëve dhe shumë qytetarë të Rahovecit me rrethinë.

Kryetari Vehapi, me këtë rast, tha se lufta në këto anë bëhej në shumë fronte. I gjithë populli ishte në luftë. Pos përpjekjeve të mëdha për të mbrojtur popullatën civile nga dëbimet dhe masakrat e papara dhe me çnjerëzoret, në këto zona ushtarët kishin për obligim të pritnin dhe përcillnin ushtarët e zonave tjera në përpjekje për të sjellë armë në zonat e tyre. Por edhe për të përcjellë ushtarët e plagosur.

Në emër të OVL-së, dega në Rahovec, ka folur kryetari Vajdin Berisha, si dhe drejtoresha e shkollës së mesme “Xhelal Hajda-Toni”.

Në fund të akademisë, nxënësit e shkollës së mesme “Xhelal Hajda-Toni, kishin përgatitur një program kulturoro-artistik.

Më Shumë

Dy të arrestuar për të shtëna me armë zjarri në Prizren, konfiskohen dy pistoleta e mbi 200 fishekë

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin për të shtëna me armë zjarri në Prizren. Atyre iu gjetën dy pistoleta, 247 fishekë dhe 95 gëzhoja. Sipas...

Egzon Gjuka e Tina Hetemi më të mirët e vitit

Në praninë e presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, Federata e Hendbollit e Kosovës të premten në Sallën e Kuqe të Pallatit...

Lajmet e Fundit