23.9 C
Prizren
E premte, 19 Shtator, 2025

Trishtimi i Bono’s

U2 kishte planifikuar të performonte në dy koncerte, në Bercy Arena në Paris, të shtunën dhe të dielën, ndërsa të gjithë anëtarët ishin duke bërë provat kur terroristët goditën kryeqytetin francez mbrëmjen e së premtes.

Rock bendi irlandez ndodhej më pak se 4 kilometra larg nga vendi i masakrës – Salla e Koncerteve “Bataclan”, ku nga sulmi i tmerrshëm mbeten rreth 100 veta të vdekur – të cilët kishin shkuar të kënaqeshin me muzikën rock të Eagles Of Death Metal.

“Ia dolëm që të largoheshim shpejt, pa na ndodhur gjë”, ka deklaruar Bono, në një intervistë për Radion RTÉ 2FM.

“Të gjithë u mblodhëm për të shikuar TV dhe si çdokush tjetër nuk e besonim atë që po ngjante”.

“Mendja së pari na shkon tek adhuruesit e Eagles Of Death Meta. Nëse e mendoni pak, shumica e viktimave të kësaj tragjedie janë adhurues të muzikës”.

“Kjo është goditja e parë në muzikë, në këtë farë lufte kundër terrorizmit. Është aq tronditëse”.

“Janë njerëzit tanë. Kam mundur të isha unë në atë mbrëmje muzike, ka mundur të jetë secili në atë vend”.

“Kjo është thellësisht shqetësuese. Nuk po më hiqet nga mendja”, ka thënë Bono.

Të dyja koncertet e planifikuara të U2 për këtë javë në Paris janë anuluar, për shkak të tragjedisë.

“Nuk është se ne hoqëm dorë. Por, thjesht, janë anuluar, ndershëm, për arsyet që janë tërësisht të kuptueshme”.

“Muzika është tejet e rëndësishme. Mendoj se U2 ka një rol për të luajtur dhe mezi pres që të kthehemi në Paris për të bërë muzikë. Këtë e ndjej edhe nga mesazhet që marrim nga adhuruesit e muzikës: këta njerëz nuk do të mund të na diktojnë jetën”.

“Pas 9/11, U2 luajti në Madison Square Garden. Përjetimi ishte i pabesueshëm. Ishim të mbërthyer nga ndjenja e fuqishme që thoshte – ne jemi këta që jemi, nuk do të mund të na ndryshoni. Nuk do të mund të na ktheni në urrejtës, e as nuk do të mund të na e përcaktoni se si do të jetojmë. Kjo ndjenjë ishte asokohe kur u kthyem në Madison Square Garden. Shpresoj që e tillë do të jetë edhe kur të kthehemi në Paris për muzikë në Bercy Arena”, ka thënë Bono.

U2 ka vizituar të shtunën “Bataclan”, për nderime, duke vendosur lule jashtë skenës ku kishte ndodhur sulmi që mbyti adhuruesit e muzikës dhe tronditi botën.

Më Shumë

Imami i fshatit Serbicë dhe ish-imami i fshatit Nashec të Prizrenit,po hetohen për keqpërdorim të donacioneve

Imami i fshatit Serbicë të Prizrenit, Sebahudin Ibrahimi, si dhe ish-imami i fshatit Nashec të Prizrenit, aktualisht anëtar i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK),...

Aksident mes 8 veturave në Zhur të Prizrenit

Tre persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident mes tetë veturave të ndodhur pasditën e sotme në Zhur të Prizrenit. KLIKO VIDEON:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1487564235480956 Këtë e konfirmoi...

Lajmet e Fundit