Malisheva përgatitet për shënimin e 28 Nëntorit

Në kuadër të shënimit të festës së 28 Nëntorit, Komuna e Malishevës, planifikon të mbajë një varg aktivitetesh kulturore, sportive, si dhe pritet të bëhen edhe disa përurime, e në mesin e përurimeve, planifikohet të përurohen edhe dy shkolla të reja. Kështu u tha sot në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, të drejtuar nga Kryetari i Komunës, Ragip Begaj.

Bazuar në raportet e drejtorëve të drejtorive, gjatë këtij fund muaji, pritet të përurohen shkollat në fshatrat Shkozë dhe Carrallukë, ndërsa janë planifikuar edhe shumë aktivitete tjera, si mbledhja e Kuvendit të Komunës, pastaj aktivitetet kulturore dhe sportive.

Sa i përket fushës së investimeve, u tha se kjo ishte një javë e mirë, pasi janë realizuar disa projekte, ndërsa kanë filluar të realizohen edhe një varg projektesh tjera, kryesisht dy vjeçare, e në mesin e tyre edhe hapja e rrugës për njërën lagje të Carrallukës, që e lidhë këtë lagje me qendrën komunale, përderisa ishte edhe një kërkesë e kahershme e banorëve të kësaj lagjeje.

Sa i përket shëndetësisë, u bë e ditur se janë duke u zhvilluar vizitat sistematike, shëndetësore, nëpër shkollat e Komunës së Malishevës, nga ana e QKMF-së, ku deri më tani, këto vizita kanë përfunduar në 22 shkolla./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Në datëlindjen e 90-të të ikonës së kinematografisë shqiptare

Nga Fahri Musliu Më 1 Qershor të vitit 1936, u lind në Sarajevë, i mbështjellë me pëlhurë (këmishëz), se ashtu thonë se lindin njerëzit me...

Muriqi në “radarin” e Real Madridit

Rënia e skuadrës së Mallorcas nga La Liga, ka bërë që shumë skuadra të shprehin interesim për transferimin e sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi. E...

Lajmet e Fundit